Mbrëmë ndoqa me shokët një emision që nxjerr në dritë të paekspozuarit.
Dhe bëjnë mirë që na iluminojnë se në këtë vend ka njerëz që punojnë fort po nuk u mësohen të mirat.
Më erth fort keq që nuk e kënduan siç duhet përpjekjen mathore të një djali pelivan, kryetar bashkie. Ai po përpiqej të ngrinte një galeri arti në qytetin e varfër verior, që populli artdashës po i pagdhendur të mirrte vesh ç’bënet në artet figurative. Për këtë, kish marrë vetë persipër edhe perzgjedhjen e stafit, që të ishte sa më avropian, i kulturuar dhe me vizion për të arthmen, siç qe vajza e re njëzetvjeçare.
Plot dy muaj të tërë kish folur me të që të kuptonte njohuritë dhe platformën e saj.
Si të mos mjaftonte kjo, ai erth në Tiranë që të shquante më mirë talentet e saj, siç besoj që e mbani mënt, që ia tha në video. Se siç na e kanë thënë, punë ka por duhen profesionistë, e ata duhen parë, vëzhguar, kualifikuar që të punojnë më mirë. Kryetari deshte të dinte se cilat qenë pikat e saj të forta, prirjet e saj, rrymat e preferuara, artistët që kishte më përzemër vajza, që vizioni i tyre rë ngrinte një galeri. Dhe kryetari qe mprehur. Nuk i durohej. Mundohej për këtë popull, për këtë vënt, për direktivat avropiane, për artin dhe të bukurën e tij. Aq sakrifikonte, sa kish gënjyer edhe bashkëshorten.
Por ne e keqkuptuam dhe e paragjykuam atë dhe punën e tij në ekip-se punët e mira bëhen në ekip. Gjithë ç’dëgjuat, siç qe përshembëll “rrushi” janë forma komunikimi mes një stafi të afërt, që krijojnë klimë të mirë bashkëpunimi. Më erth keq që e shkarkuan nga detyra. Ai po punonte për atë vend-në shi e në diell, me makinë pa dritë, se i pat xhamat e errët, gjate javës e në fundjavë, në Dibër e jashtë saj, në Tiranë, i veshur me rroba të thjeshta e të grisura. Se kështu janë njerëzit e thjeshtë, vetëmohues, të paepur e të pandalshëm!
I Juaji, i Drejti dhe i Pacensuruari, Dr.Gjilpëra