Këngëtarja Eneda Tarifa nuk kaloi në finalen e Eurosong. Ajo kendoi e 17-ta në gjysmëfinale pa arritur ta coje Shqiperine ne naten e me te mireve. Interpretimi i saj qe dinjitoz ne skenen e Festivalit Europian. Ajo pershendeti ne tri gjuhe ndersa kishte veshur nje fustan me ngjyre flori ashtu sic ishte edhe skenografia.
Kenga e saj u kendua ne gjuhen angleze ndersa ne skene me te ishin tre bakvokaliste.
Suksesin më të madh të Shqipërisë në Eurovision deri tani ia siguroi këngëtarja kosovare Rona Nishliu që në vitin 2012 në Baku, Azerbajxhan, ku doli e pesta.
Vitin e kaluar Shqipërinë e përfaqësoi Elhaida Dani, që siguroi vendin e 17-të.
“Do të bëj të pamundurën që ta përfaqësoj sa më mirë Shqipërinë”, ka thënë menjëherë pasi mori këtë çmim nën emocione të mëdha Tarifa. Këngëtarja e mori për herë të parë këtë çmim në këtë kompeticion muzikor, ndonëse mori pjesë për herë të dytë.
Shtetet që kanë kaluar në finale janë: (nga gjysmëfinalja e parë) Ajzerbaxhan , Rusi , Hollanda, Hungari, Kroacia, Austria, Armenia, Republika Çeke, Qipro, Malta dhe (nga gjysmëfinalja e dytë) Letoni, Gjeorgji, Bullgari, Australi, Ukrainë, Serbi, Poloni, Izrael, Lituani dhe Belgjikë.