Mesila Doda: Neni që i hap rrugën martesave gay, atentat ndaj familjes

Deputetja Mesila Doda ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me nenin e ndryshuar, i cili sipas saj rrëzon Kodin 7 të Familjes se “Martesa mund të lidhet ndërmjet një gruaje dhe një burri”.

Nga Mesila Doda

Vazhdon Konspiracioni Kundër Familjes

Në heshtje, fare pa u ndjerë kaloi lajmi që Komisioni i posaçëm për Reformën aprovoi nenin që ndryshonte nenin 18 të Kushtetutës, pika 2, i cili ndryshohet si vijon:

Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina sociale, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore, prindërore ose të tjera.

Në paragrafin e mësipërm janë shtuar togfjalshat orientimi seksual dhe identiteti gjinor.

Futja e këtyre togfjalshave çel rrugën për goditjen dhe rrëzimin e menjëhershëm të nenit 7 të Kodit të Familjes, i cili parashikon se “Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje”. Ky nen nuk ka asnjë lidhje e asnjë arsye të futet si mish i huaj bashkë me paketën Kushtetuese për Drejtësinë.

Të përmirësojme sistemin e drejtësisë, Po. Të godasim strukturën tonë shoqërore, JO.

Unë i bëj thirrje çdo kolegu të kundërshtojë aprovimin e një neni të tillë që godet thelbin e sistemit tonë shoqëror. Asnjë reformë apo ndryshim në emër të së cilës fshihet një deviacion i tillë i familjes nuk mund të gjej përkrahjen e deputetëve dhe cilitdo burri, gruaje, vajze a djali që kërkojnë një jetë në respekt të ligjeve natyrore e atyre hyjnore. Unë nuk e votoj një nen të tillë. Le të bashkohemi të gjithë për ti thënë jo këtij atentati kundër familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *