“Dorё pёr dore pёr njё Tokё mё tё banueshme”. Vjen nё Tiranё profesori qё ka shёtitur 243 shtete

Prof. Dr. Orhan Kural vjen nё Tiranё me konferencёn e tij “Dorё pёr dore pёr njё Tokё mё tё banueshme”. Nё kёtё konferencё ai do tё ndajё me dёgjuesit pёrvojat e tij.

Orhan Kural ёshtё inxhinier minierash nё njё nga universitetet mё tё njohura nё Stamboll. Por ai ёshtё ndryshe nga inxhinierёt e tjerё, aq sa edhe ju do tё habiteni kur ta mёsoni.

Kural, i cili e prezanton veten e tij si njё shёtitёs tё mirёfilltё, deri mё sot duke fluturuar plot 1003 herё ka vizituar 234 shtete. Pra, shkurt nuk ka lёnё vend pa shkuar, madje ёshtё takuar edhe me vetё Nёnё Terezёn. Shёnimet nga udhёtimet e tij i ka botuar nё 15 libra.

Nёse mendoni se mbaron me kaq gaboheni! Orhan Kural, pёrveç programeve televizive, moderimit tё programeve tё ndryshme, roleve qё ka realizuar nё seriale e filma, ka vёnё nё skenё jetёn e tij tё konceptuar si njё muzikal me titull “Don Kishot – Orhan Kishot”.

Mbaroi? Jo! Orhan Kural ёshtё edhe anёtar i komisionit tё Rekordeve Guiness pёr Turqinё. Dikush thotё qё e ka parё tё shoqёrohet me njeriun qё nxjerr qumёsht nga sytё (njё njeri i tillё vёrtetё ekziston), dikush tjetёr e ka parё tё kёndojё nё njё kor me qindra njerёz.

Por janё dy gjёra nga tё cilat Orhan Kural nuk do tё hiqte dorё kurrsesi, dashuria pёr natyrёn dhe lufta pёr varёsinё ndaj cigares apo varёsisё ndaj çdo lloj lёnde tjetёr. Themeluesi i Klubit tё Shёtitёsve tё Turqisё dhe Shoqatёs “Jo duhanit” ka dhёnё 5000 konferenca nё 81 qytete e 205 qyteza tё Turqisё.

Konferenca me profsorin e njohur do të mbahet tё enjtёn nё 12 maj 2016, nё orёn 18:00 nё Qendrёn Multifunksionale TEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *