Presidenti i SHBA-së, Barack Obama do të vizitojë Hiroshimën dhe do të jetë i pari president amerikan që bën një vizitë të tillë, qysh prej sulmit nuklear të vitit 1945. Obama ka deklaruar në vitin 2009 se do të udhëtonte qytetet e shkatërruara nga armët nukleare.
Me më pak se edhe një vit të mbetur në detyrë, Presidenti Barack Obama po vazhdon të bëjë asgjë më shumë se: histori.
Dy muaj pasi ai u bë i pari presidenti i SHBA-së në një shekull që viziton Kubën, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ai do të vizitojë Hiroshimën, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë amerikan që shkon në qytetin japonez që u kthye në rrënojë në vitin 1945 për shkak të bombardimit atomik nga SHBA.
“Obama dhe kryeministri japonez Shinzo Abe do të bëjnë një vizitë më 27 Maji për të theksuar angazhimin e vazhdueshëm në ndjekjen e paqes dhe sigurisë e pë një botë pa armë bërthamore”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest në një deklaratë. Kjo do të jetë vizita e katërt e Obamës në Japoni./Pasqyre.al