Pak orë para se të zhdukej, Kusai kishte folur rreth kthimit të tij në shtëpi, në Siri. Duke nagivuar në pikat e kontrollit të xhihadistëve islamikë dhe rojeve kufitare turke gati për të qëlluar, për të arritur në qytetin e shkatërruar të Alepos mendoi se ishte më mirë të priste, derisa kufiri të hapej.
16-vjeçari, një djalë i vogël, por me hijen e një të rrituri zhytur në mendime, kishte shpresuar se do të bashkohej me vëllain e tij në Gjermani, por kishte kaluar dy muaj i bllokuar në kampin e improvizuar të refugjatëve në Idomeni në Greqinë e veriut, duke u lutur që Maqedonia të rihapte portën drejt Europës qendrore.
Rreth orës 19:00 të martën, Kusai merr një vendim të shpejtë. Paketon me ngut gjërat e tij dhe niset me këmbë nga Idomeni. I vetëm. Silueta e tij e vogël mund të shihej përmes pemëve, derisa në fund ajo përpihet nga pylli i dendur që mbulon kufirin. Askush nuk ka marrë vesh asgjë për të qyshkur ai është larguar. Dhe zilja e telefonit të tij nuk bie më.
“Ai nuk ka përmendur asnjë kontrabandistët as nëse kishte nevojë për lekë. Ai thjesht iku”, tha Ghaled, 30 vjeç nga Damasku, i cili e njihte Kusain prej shumë javësh në kampin ku rrinin.
Qindra të mitur të pashoqëruar janë mbledhur në Idomeni qysh kur, kufiri u mbyll nga Maqedonia në mënyrë arbitrare në muajin shkurt. Qartazi të braktisur nga Evropa, këta fëmijë janë bllokuar në një gjendje pezull.
Nëse ata zyrtarisht regjistrohen nga autoritetet greke, ata do të merren nga policia; raportimet nga paraburgime të zgjatura dhe keqtrajtimet e bëra nga policia greke, janë të zakonshme. Nëse ata zgjedhin të hyjnë në Maqedoni në mënyrë të paligjshme, ata rrezikojnë të rrihen dhe dhunohen rëndë nga patrulla famëkeqe kufitare e vendit.
Jeta brenda kampit të 10.000 refugjatëve sirianë është e tensionuar. Sindikatat kriminale bëjnë ligjin me grabitje dhe me kërcënime. Kontrabandistët veprojnë në liri absolute, pa u ndëshkuar nga askush. Shumë prej fëmijëve të pashoqëruar thjesht janë zhdukur, sipas vullnetarëve në këtë kamp refugjatësh. Nuk ka asnjë hetim apo pistë se ku kanë përfunduar apo ndodhen fëmijët e zhdukur.
Disa janë kapur nga policia apo ushtria maqedonase dhe janë detyruar të kthehen përsëri në Greqi.
Munir, një 15-vjeçar nga Herat, Afganistan, rrëfeu sesi u shty në tokë nga policia maqedonase dhe u rrah egërsisht vetëm një javë më parë, ku përfundoi me një krah të thyer. Pasi muzgu tërhoqi pas natën e thellë, të enjten, i riu, me krahun e tij të majtë të fashuar, u nis sërish drejt kufirit.
Janë fëmijët si Munir, pikërisht ata për të cilët qeveria britanike do të kërkojë që të rivendosen në Britaninë e Madhe, pasi David Cameron u detyrua javën e kaluar që të shuajë një rebelim në rritje nga deputetët e tij dhe të lejojë fëmijët refugjatë të strehohen në Mbretërinë e Madhe. Kryeministri britanik nuk ka thënë sa do të jetë numri, por rreth 3,000 fëmijëve mund t’u ofrohet mundësia e një fillim të ri.
Por ndërkohë, më shumë fëmijë të tjerë do të zhduken. Disa orë pasi Cameron njoftoi kthesën e tij, i riu Musab tregon se ai do të përpiqet për të kaluar kufirin natën që vjen. 17-vjeçari ka planifikuar t’i mbush xhepat e tutave Adidas plot me bukë dhe të shpresojë për më të mirën.
Musab është larguar nga Aleppo në janar, pasi prindërit e tij e bindën atë se mund të gjente punë në Evropë, ndërsa ata u detyruan të kthehen në qytetin sirian të Raqqa-s, kryeqyteti de facto i Shtetit Islamik (Isis). “Ata e urrejnë Isis, por, për ta, kjo ishte më e sigurt se duke qëndruar në Aleppo, ku 70% e qytetit tim është shkatërruar,” tha adoleshenti.
Musab ishte frymëzuar nga përpjekja e fundit e arratisjes nga shoku i tij sirian, Ahmed. Gjashtë ditë më parë, 17-vjeçari shmangu trupat maqedonase që patrullonin kufirin.
“Kalove përtej maleve,” tha ai, duke treguar me gisht kodrat përtej gardhit kufitar. “Por, pas disa orësh, policia më gjeti dhe më solli përsëri këtu, por unë do të vazhdoj të përpiqem”, thotë Ahmed, nga qyteti i Daraa, i cili shpreson të arrijë në Suedi, ku vëllai i nënës së tij, Abu, arriti vitin e kaluar. Abu donte të udhëtonte vet ta merrte Ahmedin, por kjo nuk ishte e mundur.
Rreziqet e udhëtimit nga Idomeni për në Evropën perëndimore janë diskutuar shpesh. Maqedonia përmendet me tmerr nga fëmijët e refugjatëve.
Rrefimet e tyre trgojnë për refugjatë që janë kapur gjatë kalimit të kufirit, të cilët janë mbajtur në pellgje me ujë e ku më pas u është bërë elektriko shok, një teknikë që mundëson torturën pa lënë shenja fizike. Pastaj janë qentë, tregime të frikshme ku thuhet se kafshët janë trajnuar për të shqyer emigrantët që kalojnë kufirin. Me shkrutime nga The Guardian/ Pasqyre.al