Kur Arshi Pipa iu ul në gjunjë drejtorit të burgut, Çabej: Fyet nacionalizmin shqiptar me përuljen tuaj të turpshme. Reagon familja: Çabej s’ka qenë në burg

Në librin e tij “Shqipëria në burg”, Kurt Kola sjell një dëshmi të rrallë të Arshi Pipës dhe bisedën e tij me Eqerem Çabej në burg.

Kola përshkruan sesi Arshi Pipa iu gjunjëzua, komandantit Tasi Marko që të kthehej në burgun e Durrësit. Pas këtij gjunjëzimi Çabej i thotë se ka fyer gjithë nacionalizmin shqiptar.

Eqerem Çabej, sipas Kurt Kolës në librin e tij “Në Shqiperine burg”, paska bërë burg në vitet pas luftës së dytë botërore.

Aty ai ka qenë me intelektualë të tjerë antikomunistë, mes të cilëve edhe Arshi Pipa, që Kurt Kolës i’a kanë treguar këtë ngjarje, e nuk është ai dëshmitar i ngjarjes.

Por burimet të emisionit Zululand (Ku Kurt Kola e ka thënë për here të pare) thone se familjarë të Eqerem Çabej janë skandalizuar me këtë dëshmi, ngaqë sipas tyre Çabej nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Më poshtë pjesa e shkëputur nga libri

Do ta shohim, do ta shohim. Ta bisedojmë…

Ne atë çast, një i burgosur ja dha vrapit nëpër fushën e kampit drejt shpurës së ushtarakëve. Ai çau me forcë grupin e vogël të të burgosurve dhe hapi krahët para komandantit.

– Ju lutem zotëri më dëgjoni edhe mua,- tha burri duke u lutur. Jetoj në kushte të tmerrshme, zotëri, dhe nuk duroj dot.

Ju lutem! – Kush jeni ju? – e pyeti komandanti.

– Unë jam profesor Arshi Pipa. Nuk e di nëse do më dëgjoni.

– Po të dëgjoj.

– Unë kam qene në luftën Nacional-çlirimtare qysh në vitin 1941. Në shkoder kam punuar bashkë me shokët e mi, Sadik Boci, Sadik Bekteshi, Adil Carcani, Sule Baholli, Qemal Gavoci e të tjerë . Nëse nuk më beson, pyesni secilin prej tyre. Në fushën e kampit kishte rënë një qetësi e thellë, e befasishme. Dëgjoheshin vetëm të luturat e profesor Pipës. Unë vuaj në burg kot, zotëri, kot! Jam duke vuajtur gabimet e vëllait tim, deputetit Muzafer Pipa.

– Me grupin e deputetëve,he! – tha Tasi Marko.

– Po… po ç’faj kam unë zoti komandant? Më ktheni të paktën në burgun e Durrësit, zotëri, sepse këtu jam duke vdekur. Më piu uji i kënetës dhe ushunjëzat!

– Kjo nuk bëhet,- ia ktheu Tasi Marko i bezdisur.Ti nuk je më i mire se këta të tjeret. Të punosh, të realizosh normën se je i ri, derisa je i denuar me punë të detyruar. Ndryshe ka edhe më keq.

– Po vdes,- thirri profesori.

– Një armik me pak!- ia ktheu tjetri dhe bëri të ikte.

Arshi Pipa bëri një lëvizje befasuese. Ra në gjunjë para Tasi Markos. – Të lutem!- tha me zë të këputur gati duke qarë.

Tasi Marko i hodhi një vështrim përbuzës dhe qëndroi.

– Derisa ti je nga ata burra që i bie në gjunjë armikut tënd, atëhere unë do të kthej në burgun nga ke ardhur,pra, në Durrës. Urdhëroi nëntoger Qaniun të plotësonte fletë-transferimin e Arshi Pipës. Ndjenja nga më të ndryshmet pushtuan të burgosurin. Aty, në kënetën e Maliqit ishin duke vuajtur dënimin edhe dy armiq të Arshi Pipës.

Këta ishin avokat Shefqet Celkupa dhe komisionari Et’hem Podgorica, të dënuar secili me nga 20 vjet burg politik, me deshmitar Arshi Pipën.

Të dy të burgosurit donin të dilnin ta pështynin Pipën për këtë pafytyrësi, por njëri nga ata që ishte prezent i ndaloi.

Në kete çast një tjetër personalitet i doli para teksa po vinte drejt kazermës dhe i tha:

– Ju, zoti Pipa keni fyer të gjithe nacionalizmin shqiptar me përuljen tuaj te turpshme!

Profesori ngriti kokën.

ishte intelektuali Eqerem Çabej.

Arshi Pipa u transferua në burgun e Durrësit, ku beri ca vjet dhe e liruan/Tema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *