Vrima e çelësit, quhet sindromi!

Gazetari Bledian Koka, ka reaguar përmes një statusi në Facebook rreth fenomenit mediatik, i cili prej disa vitesh dominon periudhën e verës. Bëhet fjalë për lajmet rozë, ku pjesë e së cilës bëhen zakonisht femrat, të cilat bëjnë plazh për qejfin e tyre. Ja çfarë shkruan ai sot në Facebook, me mbërritjen e “lajmit” të ri nga kjo fushë.

“Sindromi!…
Edhe pse ne 2016-en, ende shohim nga vrima e çelesit. Ende dy vajza qe jane permbys qofte edhe topless, na duket lajm. Ende ne po te njejtin vit, mire qe ka perverse ngrejne telefonin per ti bere foto dy vajzave qe shullihen ne djell per qejf, por ka edhe media qe keto foto i bejne lajm!…
p.s…vrima e çelesit, quhet sindromi”, shkruan Koka,  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *