“Heroi” i Kosovës fiton Festivalin e Torontos

20150225084326653646
Filmi “Heroi” që rrëfen jetën pas lufte të një ish-ushtari të UÇK-së Kosovë është vlerësuar në Toronto World International Film Festival në Kanada.
Në të interpretojnë aktorët Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Enver Petrovci, Çun Lajçi, Xhemi Agaj, Haqif Mulliqi, Selman Lokaj.
Prodhimi kinematografik me regji të Luan Kryeziut ka marrë çmimin të festivalit.Ka qenë vetë Kryeziu që ka njoftuar për fitoren në rrjetet sociale, duke falënderuar të ekipin realizues.
Personazhi kryesor që interpretohet nga aktori Arben Bajraktari është një njeri me principe i cili anipse ka luftuar për lirinë e Kosovës, nuk e gjen veten në vendin e çliruar. Pavarësisht përpjekjeve, prej dëshirës për të mbetur i ndershëm ai vuan skamjen, papunësinë dhe mjerimin ndërsa të tjerë pasurohen sa hap e mbyll sytë.
Deri tani filmi është vlerësuar me 16 çmime ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *