“Kur gratë në politikë ngrenë zërin, mbi to hidhet baltë e pështymë”

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji “Per regjistrimin e adresave te shtetasve shqiptare qe jetojne jashte territorit te Republikes se Shqipërisë.

“Kur një grua nis e ngre zërin kriset e gjithë skema dhe ajo nis e kryqëzohet e mbi të hidhet baltë pa mëshirë”, kështu tha ligjvënësja e PDIU-së, Mesila Doda, në një debat në Top Story, ku diskutohej për gratë në Parlament. Doda është shprehur prerë kundër fyerjeve që kryeministri Rama ka përdorur për gratë e Partisë Demokratike, por ka analizuar edhe sjelljet e demokratëve ndaj grave. Ajo solli në këtë debat përvojën e saj personale me PD-në, në momentin kur ajo u shfaq kritike brenda radhëve të PD-së, tha se u sulmua pa të drejtë e pa mëshirë dhe për këto sulme kurrë nuk i kërkuan ndjesë.

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji “Per regjistrimin e adresave te shtetasve shqiptare qe jetojne jashte territorit te Republikes se Shqiperise”.
“Këta zotërinjtë, para një muaji dolën për të thënë se kryeministri i ka fyer në Parlament. E kanë menduar këta sesa baltë kanë hedhur mbi mua? Gjithë njerëzit e tyre të bodrumit kanë hedhur të gjitha për të sharë dhe fyer njëra pas tjetrës, njëra më e ndyrë se tjetra. Kanë kërkuar ndonjëherë ndjesë ata për një njeri që ishte i tyre dhe ata menduan që e kishin kundërshtar? S’e kanë thënë kurrë. Kjo është mënyra ku gjithsecili duhet të shohë nga vetja”, tha Doda.

Deputetja Doda u shpreh se për gratë politikane në Shqipëri nis problemi, kur ato e ngrenë zërin dhe bëhen faktor duke u përballur më pas me baltën që hidhet mbi to padrejtësisht. “Gratë në vendimarrje duhen për të qenë të pranishme, por askush nuk i do si element thelbësor. Problemi më i madh është kur një grua nis e ngre zërin. Këtu kriset e gjithë skema. Kjo ndodh edhe këtu në Shqipëri. Gratë, po arritën në ngrenë zërin vihen në kryq dhe nuk lihet baltë dhe pështymë pa u hedhur”, u shpreh ajo në emisionin Top Story.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *