Kur Europa e dashuronte islamin, aristokratët i kthenin emrat në Abudallah

Kur Europa e dashuronte islamin, aristokratët i kthenin emrat në Abudallah
Para se kontinenti të fillonte të ndalonte ‘hijab’-in(mbulesën e grave myslimane), aristokratët europianë i kthenin emrat e tyre në Abdullah dhe Muhammad e mandej shkonin në xhamitë locale. E gjithë kjo sipas “Foreign Policy” ka qenë asokohe, një farë trendi.
Nga jashtë, minaretë në rrugën Brienner në jug të Berlinit, janë po njësoj, siç dukeshin në kohën që u ndërtuan në vitet 1920. Por institucioni, po ashtu si edhe qyteti përeth, ka ndryshuar.
Sot xhamia është një vend i qetë. Ajo kryesisht funksionon si një qendër informacioni: fëmijët e shkollave ndonjëherë e vizitojnë. Një komunitett i vogël myslimanësh, shkon rregullisht të premteve për t’u lutur. ËShtë e tëra krejt ndryshe nga koha kur xhamia Ëilmersdorf ishte qëndra plot jetë e një levizjeje shpirtërore në Republikën e Vajmarit.
Gjermanët nuk bënin përjashtim në të shprehurit të një farë hapjeje dhe majde magjepsje ndaj islamit. Në fillimin e shekullit të 20-të solli komunitetet e para myslimane në Europë dhe institucionet e tyre në Europën Perëndimore, dhe me to erdhën edhe konvertimet në Britani e Suedi po ashtu. Është një periudhë virtuale kohore e historisë që është harruar — por parë nga ditët e sotme ndërsa marrëdhënia mes islamit dhe Eruopës ka ndryshuar, ka tjetër pamje.
Islami, në atë kohë, përfaqësonte një kundërkulturë, madje edhe ekzotike, si edhe formën e shpirtërore të të majtëve. Mendoni budizmin e viteve 1970 në Kaliforni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *