Rolling Stone i kërkon Trump “mos t’ua prekë” këngët për politikë!

Edhe  grupi i njohur “The Rolling Stones” i është bashkuar një liste të gjatë të yjesh të pop-it dhe rrokut, të cilët i kanë thënë Donald Trump se ai nuk mund të marrë gjithmonë atë që dëshiron – domethënë, këngët e tyre në tubimet e tij të fushatës presidenciale.

Rokerët lëshuan një deklaratë  ku citonin se kandidati i republikanëve për president nuk ka lejen e tyre për të përdorur ndonjë nga këngët e tyre gjatë daljeve të tij në publik.

The Rolling Stones nuk i kanë dhënë leje Donald Trump që të përdorur këngët e tyre gjatë fushatës së dhe kanë kërkuar që ai të ndalojë së luajturi këngët tona menjëherë”, thuhet në deklaratë.

AFP raporton se Trump kishte përdorur një numër të hiteve të tyre shumë të njohura, duke përfshirë “Start Me Up” dhe “You Can’t Always Get What You Want”, për të mbledhur mbështetësit e tij në mitingje në të gjithë SHBA-në./Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *