Një vendim i djeshëm i Këshillit të Ministrave shpronëson pronarët e truallit të Shtëpisë së Flamurit në Korçë. Vendimi në fjalë i hap rrugë rindërtimit të godinës që ka qenë monument kulture. Godina, monument kulture u rrëzua në vitin më 2012. Ndonëse ishte premtuar se do të ndërtohej sërish me rastin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, kjo nuk arrit. Projekti për rindërtimin e saj u miratua ne qershor 2014, por mes Minsitrisë së Kulturës dhe pronarëve pati përplasje sa i takon truallit. Megjithatë, sipas ligjit të Trashëgimisë, në rast të rrëzimit të monumneteve, ai rindërtohet në të njëjtin volum që ka qenë më parë. Krahina automnome e Korçës u shpall me 10 dhjetor 1916. Pikërisht në këtë kohë në krahinën e Korçës, vepronin çetat e Themistokli Gërmenjit dhe Sali Butkës, të cilët duke përfituar nga rasti i shtrirjes së ushtrisë franceze në Korçë dhe në qarkun e saj, ngritën një komision, dhe në emër të popullsisë së krahinës, u kërkuan forcave franceze largimin e grekëve nga Korça dhe ngritjen e një administrate shqiptare.
VENDIMI
VKM parashikon Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga zbatimi i projektit “Rindërtimi i banesës ku u ngrit flamuri në Korçë”, miratuar me vendimin nr.16, datë 30.5.2014, të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korçë. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi për pasurinë “truall”, me një vlerë të përgjithshme 3 474 559 (tre milionë e katërqind e shtatëdhjetë e katër mijë e pesëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 3 474 559 (tre milionë e katërqind e shtatëdhjetë e katër mijë e pesëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekësh të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”. Shpronësimi të fillojë në datën 9 maj 2016.