Mario Benedetti
Kam frikë të të shoh
nevojë të të shoh
shpresë të të shoh
brengë të të shoh.
Kam dëshirë të të gjej
shqetësim të të gjej
siguri të të gjej
dyshime mjerane të të gjej.
Kam ngut të të dëgjoj
hare të të dëgjoj
drojë të të dëgjoj
fat të të dëgjoj.
pra
me pak fjalë
jam i mbaruar
dhe shend e verë
mbase më shumë e para
se e dyta
por edhe anasjelltas.
Përktheu: Beti Njuma