Nga Roland Qafoku
Timo Flloko 68 vjeç
Ouu? Kur shkoi Timo Flloko 68 vjeç? Po ai s’duket fare aq? Nja 10 apo 15 vjet më i vogël po, por që Timo Flloko t’i jetë afrohet të 70-tave, nuk e beson kush jo. Dikur 70 vjeç quheshe plak, po a mund të quash plak Timo Fllokon? Në një ditë të zakonshme ai bën atë që bëjnë zakonisht 50 vjeçarët, 40 vjeçarët, e pse jo edhe 30 vjeçarët.
Madje teksa shikon adoleshentë, studentë e studentesha që theken në diell nëpër bare e restorante Timo Flloko të ngjan shumë mëi ri. Tejet aktiv, tejet produktiv, krijon si të ishte i ri, luan në filma si të ishte i ri dhe bën jetë fizike si të ishte i ri. Nga ata 4, 5 apo edhe 10 mijë banorë të Tiranës që i gëzohet si fëmijë kodrave të liqenit artificial është edhe Timo Flloko. Dhe në krah, jo rrallë ka gjysmën e tij më të mrië, Verën. E pra, aktori që na ka falur emocione pa fund, pardje mbushi 68 vjeç. Në mos lot, në mos të qeshur, në mos, ankth, kur kemi parë Timo Fllokon teksa luante në film, na ka bërë ta shikojmë më endje dhe jemi ngjitur në ekransi tutkall.
A nuk ka qenë kështu kur luante Mato Grudën te “Njeriu me top”?
A nuk ishte kështu kur luante Agronin te “Vdekja e kalit”? , inxhiner Sergej te filmi “Ballë përballë”, Kapo Dalipin te “Malet me Blerim Mbuluar”, mësues Luan Sinën te “Lulëkuqet mbi mur”, Bujari te “Një fillim Ivështirë”, Kanan Tafilin te “Shtigje Lufte”, Çeçemi te “Nata e parë e lirisë, , Meçoja te filmi me po atë emër, Visar Shundon te filmi “Militanti”, kryetari Agron Beshiri te “Rrethimi I Vogel” etj. Ta gëzosh ditëlindjen mjeshtër dhe faleminderit që na ke dhuruar emocione pa fund!