Shumë prej nesh ndoshta e kanë imagjinuar si do të qe nëse do të mund të futeshim brenda shpirtit të Frida Kahlos për pak çaste. Dhe jo thjesht për veshur kurora me lule dhe pëlhura të përkryer, ndoshta sportive me një linjë në mënyrë të guximshme, me flokët e puthitur sipër syve tuaj apo buzëve. Për të transmetuar fuqinë e artistes meksikane, qëndrimin e patrembur me të cilin ajo iu drejtua artit të saj dhe fuqinë e jashtëzakonshme, me të cilën ajo kapërceu sëmundje, lëndime dhe zemrën e thyer.
Fotografja braziliane Camila Fontenele de Miranda me siguri e ka menduar këtë koncept, kur ka ideuar këto foto. Për projektin e saj “Todos PODEM Ser Frida (Të gjithë mund të jemi Frida),” ajo ka ftuar burra, gra dhe fëmijë të qëndrojnë në frontin e lentes së saj si Kahlo e rimishëruar, veshur si ikona mode. Më e rëndësishmja, është se, ajo u ka kërkuar subjekteve të saj intensitetin e shkëndijave të Frida Khalos nëpërmjet pozave, vështrimeve dhe momentet e vetë-reflektimit. Tani çdokush mund të marrë pjesë në projekt. Duhen vetëm rreth 15 minuta kohë për karakterizimin falë një ekipi asistentësh të fotografisë dhe artistëve të kozmetikës, të cilët punojnë në një studio të vogël dhe xhirojnë. Sipas de Mirandas, magjia e serive të fotove të saj ndodh para se ajo ta shkrep një foto, atëherë kur pjesëmarrësi është “duke ecur nëpër rrugën e vetëdijes”/Pasqyre.al.