“Eye in the Sky” premiere ne kinema Millennium. Një nga dy filmat postmortem të aktorit Alan Rickman fillon projeksionet në kinema Millennium. Prej datës 28 prill është “Eye in the Sky” që shfaqet për publikun shqiptar. Filmi është një triller britanik me aktorë protagonistë Helen Mirren, Aaron Paul, dhe Barkhad Abdi. Filmi është drejtuar nga regjisori Gavin Hood bazuar në skenarin e shkruar nga Guy Hibbert.
Helen Mirren, Alan Rickman e Aaron Paul, janë në rolet e ushtarëve anglezë që drejtojnë një aksion me dron kundër një celule kamikazësh. Operacioni rrezikon që të dështojë kur kuptojnë se një vajzë e pafajshme ka hyrë në brendësi të zonës.
Filmi është shfaqur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto 2015.
“Eye in the Sky” ka marrë vlerësime mjaf tpozitive nga kritika e specializuar e cila ka vlerësuar vecanërisht interpretimin e Rickman . “Rickman nuk u nominua kurrë për një statujë Oskar por puna e tij tregon qartë se cfarë talenti te vecantë kishte ai.”- shkruan media.