1913-kur Hitleri, Trocki, Tito, Frojdi dhe Stalini jetonin në të njëjtin vend

Andy Walker/ BBC
Një shekull më parë një zonë e Vjenës ka pritur në të njëjtin vend Adolf Hitlerin, Leon Trockin, Joseph Titon, Sigmund Frojdin dhe Joseph Stalin. Në janar të vitit 1913, një njeri pasaporta e të cilit mbante emrin Stavros Papadopoulos zbarkoi nga treni që vinte nga Krakou në stacionin ‘North Terminal” të Vjenës. Me një çehre të errët, ai mbante mustaqe fshatari të mëdha dhe një valixhe të vogël druri. “Unë isha ulur në tryezë”, shkroi vite më vonë burri të cilin ai kishte shkuar të, “kur dera u hap me një goditje dhe një njeri i panjohur hyri”.
Shkrimtari i këtyre radhëve ishte disidenti dhe intelektuali rus, redaktor i gazetës radikale të titulluar “Pravda” (E Vërteta). Emri i tij ishte Leon Trocki. Burri që ai përshkruante nuk ishte në fakt Papadopoulos. Ai kishte lindur si Iosif Vissarionovich Dzhugashvili, njihej nga miqtë me emrin Koba dhe sot mbahet mend me emrin Joseph Stalin.
Trocki dhe Stalini ishin vetëm dy nga një numër i madh njerëzish që jetonin në Vjenën qendrore në vitin 1913 dhe jetët e të cilëve janë të destinuara për të ndryshojnë, në të vërtetë të thyejnë, pjesën më të madhe të shekullit të 20.
Ishte një grup me personalitete të ndryshëm. Dy ishin revolucionarë, Stalini dhe Trocki që qenë në arrati. Sigmund Frojd tashmë ishte vendosur mirë në atë qytet, citon Pasqyre.al BBC.
Psikoanalisti, i lartësuar nga ndjekësit si njeri që hapi dhe zbuloi sekretet e mendjes, ka jetuar në Berggasse të qytetit të Vjenës.
I riu Josip Broz, më vonë u bë i famshëm si udhëheqës i Jugosllavisë me emrin Marshall Tito, ka punuar në fabrikën e automobilave “Daimler” në Wiener Neustadt, një qytet në jug të Vjenës ku kërkoi punë, të holla dhe kohë të mira.
Më pas ishte 24-vjeçari nga veri-perëndimi i Austrisë, i cili kishte ëndërr të studionte pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura të e Vjenës. Ëndrra e tij u thye dy herë. Ishte Adolf Hitler.

Vjena më 1913 ishte kryeqyteti i Perandorisë Austro-Hungareze që kishte 15 kombe dhe 50 milionë banorë.
“Kultura e kafesë dhe nocioni i debatit dhe i diskutimit në kafene është pjesë e jetës vjeneze tani dhe ishte edhe atëherë”, shpjegon Charles Emmerson, autor i botimit “1913: Në kërkim të botës Para Luftës së Madhe”, që është edhe një hulumtues politikash.
“Bashkësia intelektuale vjeneze ishte në të vërtetë mjaft e vogël dhe të gjithë e njihnin njëri-tjetrin dhe … kjo siguroi shkëmbime mendimesh përtej kufijve kulturorë”.
Kjo, shton ai, favorizoi disidentët politikë dhe ata që ishin në arrati.
Askush nuk e di nëse Hitkeri u përball me Trockin apo nëse Tito e njohu aty Stalinin, por veprat si “Dr Frojdi do t’ju vizitojë tani z. Hitler” – një pjesë radiofonike e vitit 2007 nga Laurence Marks dhe Maurice Gran – janë imagjinatë mbi takime të tilla mes tyre. Lufta që shpërtheu një vit më vonë shkatërroi pjesën e jetës intelektuale të Vjenës.
Perandoria u shpërbë në vitin 1918 ndërsa ngritja e Hitlerit, Stalinit, Trockit dhe Titos në karrierë do të shënonin historinë botërore përgjithmonë. Pasqyre.al/BBC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *