Shënim/ Ta shpallim Ema Andrean lavire bulevardi!

Prej dy ditësh ka nisur një sulm në kufijtë e marrëzisë ndaj aktores Ema Andrea, e cila ka reaguar me një status në Facebook pas thirrjes së Berishës në Kuvend për të rrëmbyer armët kundër “kriminelëve të qeverisë”.
Andrea shkruan se Berisha duhet të ketë turp dhe në fund thotë se ai meriton një tallje masive, teksa e quan fashist pas deklaratës, që u bë lajm edhe në mediat e huaja.
I fundit që iu bashkua sulmit denigrues ishte gazetari Çim Peka, i cili nuk ndalet në lloj-lloj fyerjesh ndaj aktores, e cila është një emër i respektuar në fushën e artit.
Ai e quan gore, të çmendur dhe në fund i bën një gjykim profesional, ku thotë me ironi se “edhe filmat e Hollivudit nuk shikohen para këtyre aktoreve tona të akademisë së arteve”. Përveçse këto lloj cilësimesh janë të turpshme për një grua, një artiste, një aktore, kjo duket edhe më skandaloze të sulmosh dikë pse është kundër armatosjes së popullit shqiptar dhe e ka shprehur në rrjetin e saj social. Por është edhe po aq qesharake, kur sheh gjithë këta burra që po “mbrojnë nderin” e ish-kryeministrit Berisha. Ndaj nuk është habi që në statusin pasardhës ta shpallin dhe Ema Andrean “lavire bulevardi”.

Më poshtë shkrimi i gazetarit Çim Peka për statusin Ema Andrean:

“Ne vitin 2000, ish Presidenti dhe shefi i Opozites Sali Berisha deklaroi se te gjitha kullat e cmendura dhe te paligjshme te kryetarit te ri te Bashkise Rama, do ti rrafshonte me tritol duke marr edhe shembuj ne bote. Njelloj si sot per armatosjen, goret e shtypit dhe “intelektualet” e arteve bene namin per kete thirrje anarshiste. Sali Berisha erdhi e iku, por nuk pame tritol. U desh te vinte nje ekstravagant si Ema (i cmendur thote dynjaja) qe shembja e pallateve me tritol te behej realitet. Prandaj boll uleritet. Tashme cmendurite jane realitet. Edhe kjo e armeve ka ndodhur, madje pa ligj. Ne vitin ’97 kur opozites ju deshen armet per te rrezuar qeverine e Sali Berishes, kush i hapi depot? A ka qeveri qe armatos popullin per te rrezuar veten? Nuk ka. Prandaj pisket kolegu i Eves sot, se eshte ne qeveri dha ka frike nga populli. Kaq e thjeshte eshte. Po si ja ben Baraku, shoku i kolegut te Eves ekstravgante, qe ka popullin e armatosur? Sic duket qeveris me ligje dhe per popullin, e nuk i acaron qytetaret e tij. Por injorantet e frikes prej zullumit qe kane bere duhet te lexojne argumentin qe kushtetuta amerikane jep per armatosjen e popullit amerikan: “Ne raste se qeveria shtyp te drejtat e qytetareve, populli amerikan ka te drejte te mbrohet…..” Keta amerikanet duhet te jene shume jo civil. Shikoni, edhe filmat e Hollivudit nuk shikohen perpara ketyre te aktoreve tona te akademise se arteve….”, shkruan Peka në Facebook-un e tij. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *