Një nga restauratorët e objekteve historike më në zë në vendin tonë Frederik Stamati, sjell një dëshmi mbi çka është në gjëndje të bëjë shkenca e restaurimeve edhe në vendin tonë. Ai sjell shembullin e një aparati fotografik që është përdorur nga Dinastia Marubi.
Ai është një nga aparatet fotografikë me më shumë probleme, që do të ekspozohet në Muzeun e Fotografisë Marubi.
Është rreth një shekull i vjetër dhe ende ruan gjurmet e ndërhyrjeve te dikurshme, por që nuk dihen se në çkohë janë bërë për ta rregulluar apo mirëmbajtur atë. Këto gjurmë do të ruhen thotë Stamati. Ka probleme që do të zgjidhen në të tashmen dhe të tjera në të ardhmen thote ai. Shkenca e restaurimit dhe specialistët e saj, sot janë në standarte Evropiane dhe teknikat e përdorura u përgjigjen këtyre standarteve.