Hymni kushtuar Nënë Terezës, “Vals Hyjnor” i kompozitorit Genc Tukiçi do të interpretohet në Vatikan më 3 shtator të këtij viti.
Lajmin e ka publikuar vet Tukiçi, i cili shkruan:
“Të dashur miq
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se hymni kushtuar Nënë Terezës që unë kam kompozuar, titulluar “Vals Hyjnor”, do te interpretohet ne Vatikan me daten 3 shtator 2016 , ne koncertin kushtuar kanonizimit te Nene Terezes ne 4 shtator 2016 . Hymni do te interpretohet nga diva Inva Mula se bashku me orkestren dhe korin e filarmonise se Kosoves , drejtuar nga mjeshtri Bujar Llapaj . Eshte kurorezim i idese dhe punes se palodhur i gazetares Dijana Toska qe mundesoi qe Valsi Hyjnor te interpretohet ne Vatikan.
Do te doja , te jeni te pranishem, te ndajme emocionet se bashku …..”