Kur “ISIS” ishte në Kosovë

Nga Fatmira Nikolli

“Krimineli serb Gorolub (Slavujko) Paunoviç(1969), punëtor i ish-PTT-së në Vushtri, duke prerë në fyt një të ri shqiptar. Sipas dëshmitarëve, ky kriminel ishte pjesëmarrës edhe në krimin në familjen e Hamdi Uglarit(Shallcëve), më 1999”. Fotografia me këtë mbishkrim, është një ndër imazhet më të tmerrshme në ekspozitën “Genocidit serb në Kosovë” e çelur në Muzeun Historik Kombëtar.

Imazhi i rëndë, i ngjan videove të ISIS që kanë tmerruar botën, por në fakt i takon viteve më parë në Kosovë- dhe ‘krimineli’ nuk e ka fshehur fytyrën. Fotografia është një ndër 200 fotografitë dhe dokumentet që tregojnë eksodin e shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1998-1999, si rrjedhojë e zbatimit të projektit shovinist serb me emërtimin “PATKOI”, projekt që synonte “pastrimin etnik” të popullsisë etnike shqiptare të Kosovës. Fetnete Ramosaj sjell përmes imazheve tronditëse që janë marrë nga shtypi i kohës në gjuhë shqipe ose në gjithë të huaj- duke mundur të faktojë masakrat serbe të kryera vite më parë. Ramosaj, ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka raportuar për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve të Kosovës KOSOVAPRESS, Radion “Kosova e Lirë”, Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) etj si dhe ka bashkëpunuar me agjencitë e lajmeve “Deutsche Ëelle”, “BBC”, “Zëri i Amerikës”, dhe me shtypin shqiptar në kohës në Kosovë, Shqipëri, diasporë, etj. Pas përfundimit të luftës (1999-2001) ka qenë shefe e Sektorit për Informim Publik të Zonës së Tretë të Mbrojtjes (Trupat e Mbrojtjes së Kosovës), me seli në Pejë.

Ajo ka vendosur të tregojë tmerret e luftës pas 17 vitesh në mungesë të një muzeu, ndërsa ka thënë se edhe sot, vrasësit nuk janë kapur, anipse fytyrat e tyre shfaqen nëpër fotografi. Imazhet; Të vrarë, të masakruar, të hedhur, të djegur, familje të tëra të shuara brenda banesës, të varur, trupa të hedhur në cepe e qoshe, herë-herë kufoma të dhunura. Imazhet janë tronditëse, të tmerrshme, të frikshme. 17 vite më pas, ekspozita rikthen në vëmendje krimet pafajtorë. Vetë Ramosaj, nuk kërkon hakmarrje por shpagim dghe ekspozita do të udhëtojë në Ballkan dhe në Europë.

Njëra pas tjetrës qëndrojnë: Kamioni frigorifer me shqiptarë që u mbyt nga serbët në Danub; dhoma e torturave në stacionin e policisë serbe ku veç armëve ka edhe sëpatë apo sharrë elektrike; trupa e njerëzve të dhunuar e djegur; trupa vajzash të përdhunura e të hedhura; puset e vdekjes- ku gjatë luftës në Kosovë, dhjetra civilë shqiptarë masi u vrane dhe u masakruan u hodhën në puset e ujit të pijshëm, me qëllim zhdukjen e gjurmëve të krimit; imazhet e burgut(dhe kampit) të Dobravës dhe krimineli serb Miroljub Vidic gjatë aksionit të vrasjes së të burgosurve sshqiptarë në maj të vitit 1999; mbetjet e eshtrave të 14 lufëttarëve të UÇK-së të rënë në pritën e forcave serbe në afërsi të Shishmanit të Bokës pranë Gjakovës, më 29 mars 1999 ndërsa po hynin nga Shqipëri në Kosovë- ku pas pas vrasjes nga serbët trupat e tyre u dogjën. Këto, janë vetëm disa prej tyre. KOHË TË NDRYSHME, IMAZHE TË NJËJTA Kohë të ndyrshme, fillimi dhe mbarimi i shekullity të XX është dicitura e një footgrafie tjetër. Pamja është pothuaj identike: 1-Në të parën: janë shqiptarë të zënë rob nga ushtria serbë në Prishtinë më 1912. “Daily Telegraph”, raportonte se vetëm në rajonin e Kumanovës e Shkupit, ushtria serbe kishte vrarë 3 mijë njerëz, ndërkaq pesë mijë të tjerë vetëm shqiptarë, i kishte vrarë në afërsi të Prishtinës. 2-Në të dytën: Forcat pushtuese policore serbe në Malishevë, zunë rob 236 civilë shqiptarë, të cilët ishin strehuar në malet përrteh, duke i akuzuar si ‘terroristë’. Të zënit rob shpëtuan nga ekzekutimi falë ndërhyrjes së misionit ndërkombëtar të OKB-së, i cili po atë ditë po qëndrointe në Prishtinë. (Foto nga The Associated Press, 1998) PËRDHUNIMET Gjatë luftës në Kosovë, afërsisht 20 mijë femra shqiptare, që nga mosha 7-vjeçare e tutje iu nënshtruan krimit të përdhunimit në mënyrë të organizuar nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe në mbarë territorin e Kosovës. Në ekspozitë Ramosaj ka sjellë një imazh- të dhimbshëm përtej imagjinatës.

Në diçiturë shënohet se “disa prej tyre, pas përdhunimit janë vrarë e masakruar, disa janë zhdukur pa gjurmë, disa vazhdojnë të jetojnë të vdekura për së gjalli. Përdhunimet shënojnë krimet më të tmerrshme të kryera gjatë luftës në Kosovë, njëherësh shënojnë krimet më të pandriçuara dhe më të pandëshkuara”. Vajza e re që shihet në foto, pasi është përdhunuar nga forcat serbe, është masakruar dhe hedhur në lum në periferi të Gjakovës në vitin 1999. FOTO QË TRONDITI BOTËN “Një pikturë? Jo, fotografi. Dhimbja kur humbin të afërmin, e kapur në përjetësi. Trishtim rreth një trupi të pajetë. Historia e kësaj familjeje pasqyron historinë e një vendi”- kjo ka qenë deklarata e autorit të fotografisë, Merillon. Fotografia është realiaur nga fotografi i agjencisë “Gamma”, francezi Georges Merillon në fshatin Nagavec të Rahovecit, më 28 janar 1990. Me këtë fotografi, më 1991, Merillon fitoi çmimin prestigjioz “Ëorld Press Photo”. Në ekspozitë ajo mban diçiturën: fotografia që tronditi botën dhe në të shfaqet familja dhe të afërmit që pranë Nesimi Elshanit, student nga fshati Nagavac, i vrarë në demonstratat e organizuara kundër ripushtimit serb, më 27 janar 1990, në dalje të fshatit Brestovc të Rahovecit. Atë ditë mbi turmën e demonstruesve të nisur nga fshatrat Krushë e Madhe, Nagavc, Hoçë e vogël u qëllua pa paralajmërim. Tre vetë vdiqën e 17 u plagosën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *