10 shkencëtarë francezë trajnojnë shqiptarët për administrimin e ishullit të Sazanit

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, ka rritur aktivitetin e saj në prag të fillimit të sezonit veror turistik.

Mbikqyrja dhe studimi i bregdetit tonë në drejtim të shfrytëzimit të tij nga turistët vendas dhe të huaj, mbete fokusi kryesor i Agjencisë së Bregdetit.

Drejtori i Përgjithshëm i kësaj Agjencie, Auron Tare, njofton se në bashkëpunim me Conservatorin Littoral Francez (qëndra shkencore franceze e oqeanografise Andromeda) po kryen një ekspeditë trajnimi në Ishullin e Sazanit me shkencëtarë francezë dhe pjestarë të stafit të AKB-së, në kuadër të bashkëpunimit për mbrojtjen e ishujve të vegjël.

Janë 10 shkencëtarë francezë që kanë ardhur të trajnojnë stafin tonë të AKB-së për administrimin e ishullit të Sazanit.

Ishulli i  Sazanit së fundmi është kthyer në një atraksion tepër të pëlqyer nga turistët e huaj.

Vetë historia e tij intriguese që nga koha e lashtësisë, ajo e luftrave Ballkanike e më gjerë, deri te ditët e komunizmit me izolimin e plot të tij nga syri i vizitorit dhe kuriozit.

Sot ky ishull është i vizitueshëm me plazhet më tërheqëse të vijës sonë bregdetare./ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *