
Deputetja Mesila Doda ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me çmimet e biletave të avionëve. Ajo thotë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi, pasi situata është shumë më keq se më parë.
Situate e PADURUESHME
Eshte kriminale ajo qe po ndodh me cmimet e biletave te avioneve ne Shqiperi. Nga nje kerkim i shpejte, po vërej se te gjitha, absolutisht te gjitha cmimet e biletave jane rritur thuajse dyfish dhe as qe behet fjale per linja low cost, qe deri para pak kohesh funksiononin me gjithe problemet qe kishin. Nuk di çfare masash ka menduar ministria e linjes po deri tani puna dhe rezultatet jane per te vene kujen. Duhet te jete nje nga fushat e ardhshme te vemendjes dhe llogaridhenjes ne parlament, dhe jo vetem. Qytetaret shqiptare nuk mund te vazhdojne te abuzohen dhe te trajtohen si qytetare te dores se dyte. Kjo historia e monopolit te aeroportit, me duket argument krejt jobindes… Dhe tek e fundit nese monopoli eshte dhene gabim dhe ne kundershtim me interesat e qytetareve, dikush duhet te mbaje pergjegjesi dhe dikush tjeter duhet te nderhyje me forcen dhe autoritetin e ligjit antimonopol. Gjithsesi situata eshte e PADURUESHME, shkruan Mesila Doda në Facebook-un e saj.
Dhe në fakt ka shumë të drejtë. Në Europë vetëm shqiptarët po paguajnë bileta të tilla marramendëse edhe për distanca më pak se një orë.