FOTOT prekëse të Pulitzer- Rruga e emigrantëve sirianë përmes vdekjes dhe sfilitjes nga Egjeu drejt Suedisë

The New York Times dhe Thomson Reuters ndanë Çmimin Pulitzer për fotografinë  lajm,  gjatë mbulimit të krizës së refugjatëve në Evropë. Ekipi i Times-it ishte i përbërë nga Mauricio Lima, Sergej Ponomarev, Tyler Hicks dhe Daniel Etter. Ky është çmimi i katërt Pulitzer për gazetën në tre vitet e fundit.

Në zemër të hyrjes së Times ishin fotografitë e Ponomarev dhe Limas që tregonin udhëtimin e një familjeje refugjate siriane nga Greqia në Suedi, ku kanë aplikuar për azil. Ponomarev ka fotografuar pjesën e parë të udhëtimit të familjes Majid, përmes Maqedonisë në Serbi, ndërsa Lima i ka  ndjekur ata nga Beogradi, Serbi deri në Trelleborg, Suedi. Në total, fotografët i kanë shoqëruar ata për 40 ditë me tren, autobus dhe anije, por më shpesh në këmbë.

Michele McNally, një asistente menaxhere dhe drejtore e fotografisë në New York Times, tha se çmimi ishte një ripohim i përkushtimit të gazetës ndaj fotografisë, sidomos në sjelljen e shpejtë dhe të komplikuar të lëvizjeve globale.

“Unë kam qenë një foto-redaktore për një kohë të gjatë dhe kjo histori është e rëndësishme për mua, sepse ajo ndikon në të gjithë botën: Amerikë, Evropë dhe Lindjen e Mesme,” tha ajo. “Ajo i prek të gjithë, duke përfshirë ju dhe mua”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *