Amantia dhe Orikum, promotor kulturor dhe atraksionet turistike

Me rastin e Ditёs Ndёrkombёtare tё Monumenteve tё Kulturёs dhe Siteve Arkeologjike, nё Parqet Arkeologjike Amantia dhe Orikum, Drejtoria Rajonale e Kulturёs Kombёtare Vlorё organizoi aktivitete me nxёnёsit e Bashkive Vlorё (Njёsia Administrative Orikum) dhe Selenicё, ku morrёn pjesё dhe autoritetet lokale.

Aktivitetet kishin si qёllim njohjen e vlerave tё kёtyre qyteteve antike, si dhe ndёrgjegjёsimin e nxёnёsve dhe komuniteteve lokale pёr nevojёn e mbrojtjes, mirёmbajtjes dhe promovimin e tyre.

Kёto parqe arkeologjike janё atraksionet mё tё rёndёsishme tё Rrethit tё Vlorёs.

Investimet nё pёrmirёsimin e infrastrukturёs sё brendёshme tё tyre dhe rifillimi i gёrmimeve arkeologjike vitet e fundit, kanё pasuruar mjaft numrin e monumenteve tё vizitueshme dhe numrin e vizitorёve qё frekuentojnё kёto parqe.
5

6

2


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *