Sekreti i errët i lumturisë në Butan: Të mendosh për vdekjen 5 minuta në ditë!

Nga Eric Weiner, BBC

Në një vizitë në Thimphu, në kryeqytetin e Butanit, e gjeta veten të ulur përballë një burri të quajtur Karma Ura. Ndoshta prej faktit që quhej Karma, apo ajri shpues, ose se udhëtimi shkriu mbrojtjen time, por vendosa t’i rrëfej atij diçka shumë personale. Jo shumë kohë më parë, përjetova disa simptoma shqetësuese: gulçim, marramendje, mpirje tek duart dhe këmbët. Në fillim, pata frikë ng andonjë atak në zemër, ose se po çmendesha. Ndoshta të dyja. Kështu qëshkova tek mjeku, i cili më tha të bëja sërë testesh dhe gjeti …

-“Asgjë”, tha Ura. Edhe para se unë  të përfundoja fjalinë time, ai e dinte se frika ime ishte e pabaza. Unë nuk isha duke vdekur, të paktën jo aq shpejt sa unë druhesha. Kisha një krizë paniku.

Ajo që unë doja të dija ishte: pse tani  ku jeta ime ishte duke shkuar mirë  dhe çfarë mund të bëja për këtë?
“Ju duhet të mendoni për vdekjen pesë minuta çdo ditë,”-  mu përgjigj Ura. “Kjo do të të shërojë”.
“Si? i thashë unë i shtangur.
“Është kjo gjë, kjo frikë nga vdekja, kjo frikë nga vdekja para se ne kemi arritur atë që duam apo pa parë fëmijët tanë të rriten. Kjo është ajo që po të shqetëson”.
“Por, pse duhet që të mendoj për diçka kaq të dëshpëruar?,  i thashë.
“Njerëzit e pasur në Perëndim, nuk kanë prekur ndonjëherë trupat e të vdekurëve, plagë të freskëta, gjëra të kalbura. Ky është një problem. Kjo është gjendja e njeriut. Ne duhet të jemi të gatshëm për momentin kur do të pushojmë së ekzistuari”.
Vendet, si njerëzit, kanë një mënyrë për të na habitur me kusht që ne jemi të hapur për mundësinë e të papriturës. Mbretëria Himalayan është e njohur për politikat e saj për ” Gross National Happiness”. Është një vend ku supozohet se mbretqron kënaqësia dhe ku është mohuar depërtimi i dhimbjes. Butani është me të vërtetë një vend i veçantë (dhe Ura, drejtor i Qendrës për Studime të Butanit, një person i veçantë), por që veçantia është më me nuanca dhe, sinqerisht, me më pak diell se imazhi që projektojmë mbi  ëndrrën Shangri-L.

Në fakt, duke më sugjeruar që të mendoja për vdekjen një herë në ditë, Ura po tregohej i “kursyer” me mua.

Në kulturën Bhutanese, një njeri pritet që të mendojë për vdekjen pesë herë në ditë.  A është fshehtazi ky një vend me errësirë dhe dëshpërim?

Jo domosdoshmërisht. Disa studime të kohëve të fundit tregojnë se, duke menduar për vdekjen aq shpesh, Bhutanese mund ta kenë  mirë për diçka. Në një studim të vitit 2007, psikologët Nathan DeWall dhe Roy Baumeister  University of Kentucky  i ndanë disa studentë  në dy grupe. Një grupi iu tha të mendonte një vizitë të dhimbshme tek dentisti, ndërsa grupi tjetër ishte udhëzuar që të mendonte mbi vdekjen e tyre.

Në fund doli se grupi i dytë,  që kishte menduar për vdekjen kishte shumë më shumë gjasa për të ndërtuar fjalë pozitive, të tilla si “gëzim”. Kjo çoi studiuesit në përfundimin se “vdekja në fakt  është psikologjikisht e rrezikshme, por kur njerëzit mendojë për të, mesa duket sistemi automatik fillon për të kërkuar për mendimet e lumtura”.
Asnjë nga këto, jam i sigurt, se nuk të habiste Ura-n, apo ndonjë Butanez tjetër. Ata e dinë se vdekja është një pjesë e jetës, pavarësisht nëse na pëlqen neve apo jo dhe, injorimi i kësaj të vërtete thelbësore, shkakton një  kosto të rëndë psikologjike.

Veç faktit që ky qytet shpesh duket si i rrethuar nga shkaqet që shkaktojnë vdekjen, një arsye tjetër mbi këtë koncept lumturie është beismi budist i vendit, sidomos rimishërimi.

Nëse ti e di se do të vish në një jetë tjetër, ke më pak frikë nga përfundimi i jetës aktuale. Siç thonë budistët, nuk duhet ta kesh frikë vdekjen më shumë sesa kur mendon se do hedhësh rrobat e vjetra poshtë.

Por kjo nuk do të thotë, natyrisht, që Butanezët nuk  përjetojnë frikë apo trishtim. Sigurisht që përjetojnë. Por, ata nuk u largohen këtyre emocioneve. “Ne në Perëndim duam që të bëjmë diçka për ta kaluar, nëse ndihemi të pikëlluar.Ne kemi frikë trishtimin. Kjo është diçka për tu kaluar, për tu mjekuar. Në Butan ka një pranim. Kjo është një pjesë e jetës.

Mësimet e Ura, ndërkohë, më mbërthyen. Vendosa të mendoj për vdekjen një herë në ditë. Vetëm nëse e shoh veten shumë të trishtuar, apo përjetoj  një frikë të pashpjegueshme. Atëherë mendoj për vdekjen dy herë në ditë./Pasqyre.al 

A devotee before the Buddha Dordenma statue in Thimphu (Credit: Credit: Prakesh Mathema/AFP/Getty)

Memorial Chorten Monastery in Thimphu (Credit: Credit: Prakash Mathema/AFP/Getty)

Thimphu, capital of Bhutan (Credit: Credit: Thomas Halle/Getty)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *