Ledioni thumbon Zefina Hasanin: Tani le të bëj një program për pleq!

Pak javë më parë nga “The Voice” u pushua nga puna autorja e programit, Zefina Hasani. Gazetarja hoqi dorë pasi sipas saj, i ftuari special, Ledri Vula nuk ishte në nivelin e duhur për të kënduar në skenën e këtij talent show, shkruan revista Who.

Megjithatë, trajneri Sidrit Bejleri nuk ka harruar ta falenderojë Hasanin në këtë finale të edicionit të pestë të “The voice”. “Sot dua të falenderojë edhe autoren Zefina Hasani, sepse të gjithë bashkë i dimë vështirësitë e këtij programi. Nuk di çfarë të them tjetër por nëse do të hapnit një program për azil pleqsh, unë mund të punoja aty”, u shpreh me humor këngëtari shkodran.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i moderatorit Ledion Liço, i cili tha: “Zefina pa punë është tani, mund ta bënte një program të tillë”, duke thumbuar ish-bashkëpunëtoren e tij në Top Channel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *