Bleona: Ja pse e dua Berishën si familjen time dhe ç’mendon për Edi Ramën

Bleona Qerreti është e ftuar tek “Zonë e Lirë” e Arjan Çanit, ku ka treguar karrierën e saj dhe projektet në Hollivud. Por Bleona nuk ka ndenjur pa folur hapur për preferencat e saj ndaj politikanëve shqiptar.
Çani e ka pyetur Bleonën për dashurinë që ajo ka ndaj doktor Berishës. Këngëtarja ka treguar se ajo i është shumë mirënjohëse atij, pasi doktori i ka kthyer babain në punë.
“E përshëndes familjarisht Berishën. Dashuria ime për të është personale. E dua si familjen time”, perifrazoi Bleona në Zonë e Lirë.
Ndërsa e pyetur se ç’mendon për Edi Ramën, Bleona tha se Shqipëria ka një kryeministër fantastik.
Më tej Bleona rrëfeu sesi u njoh me Donald Trump dhe sesi ai e ndihmoi për të takuar Timberland. Por megjithatë Bleona tha se ajo nuk do ta votonte nëse del si kandidat për president të SHBA-SË.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *