Autoritet në Ukrainë kanë njoftuar se kanë gjetur katër piktura nga një total i 24 pikturave që ishin vjedhur nga një galeri në Holandë para më shumë se një dekade.
Pikturat që datojnë nga shekulli 16 dhe 17, kishin vlerën e dhjetë milionë eurove kur ishin vjedhur nga muzeu “Westfries”, në qytetin e Hoorn, në vitin 2005.
Katër veprat e gjetura kanë qenë nën posedimin e grupeve kriminale, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës.
Mediat raportojnë se ato janë rimarr nga ultra nacionalistet ukrainas.
Sipas muzeut, në dhjetor dy burrat nga policia nacionaliste ukrainase ia ishin prezantuar ambasadës holandeze në Kiev njërën nga piktura.
Në atë kohë, mediat holandeze raportuar se këta burra kishin thënë se kishin gjetur të tërë koleksionin e vjedhur, për kthimin e të cilit kishin kërkuar miliona euro.
Autoritetet ukrainase nuk kanë dhënë më shumë detaje për atë se si katër pikturat ishin rimarr.