Recetë

Eugène Guillevic 

Merr një çati tjegullash të vjetra
pak para mesditës.

Shpjere të tërën përbri
një bliri të rritur
që regëtin në erë.

Vendos sipër tyre
një qiell të kaltër, larë
nga retë e bardha.

Lëri sikundër janë.
Vështroji.

Përktheu: Romeo Çollaku


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *