Agjencia italiane e turizmit (ENIT) ka hartuar një raport për vitin 2016 për turizmin shqiptar, i cili shërben si një udhërrëfyes për qarqet diplomatike.
Mungesa e të dhënave e ka vështirësuar hartimin e një raporti të saktë dhe të detajuar, duke bërë që analiza të bazohet në përshkrime karakteristikash të përgjithshme, raporton Monitor.
“ Në Shqipëri mungojnë të dhënat zyrtare mbi destinacionet e turizmit outgoing. Ndër destinacionet e preferuara janë : Turqia, Spanja, Italia e Greqia. Me liberalizimin e vizave në 2010-ën Italia fitoi terren kundrejt Turqisë, e cila që në atë kohë ishte në krye të preferencave.
Qëllimi kryesor i vizitave të shqiptarëve në Itali janë kryesisht për biznes dhe familjar. Ndërsa si destinacione turistike të preferuara janë : Roma, Firence dhe Venecia, udhëtimet drejt të cilave prenotohen me agjenci. Mjete më të frekuentuara të udhëtimit janë me avion dhe tragete. Në prespektivë mund të synohet tërheqja e turistëve përmes bukurive të natyrës, artit dhe gastronomisë”, thuhet në raportin e ENIT-t.
Sipas tij, Italia është destinacion tërheqës për turistët shqiptarë, por oferta për shkak të çmimeve rezulton jo shumë konkurruese. “ Mungon promovimi i duhur i itinerareve me tematikë arti/gastronomi, për të cilat Italia ka tërheqje të veçantë.
“ Për të tërhequr sa më shumë turistë shqiptar ju sugjerojmë që të përqendroheni më shumë në ofertat jashtë sezoneve të pikut. Mund të ofrohen paketa ku përfshihen ture kulturore, mund t’i kushtohet më shumë rëndësi promovimit të “Italisë minore” ose të rajoneve të Jugut, më të njohura për shkak të prezencës së emigrantëve. Mund të parashikohet ngritja e një ‘sateliti’ të ENIT-t ku të përfshihen insitucione, si ambasadën, dhomat e tregtisë etj. Tirana, mund të shërbejë si zgjedhje fillestare për iniciativat e turizmit ndaj vendit tonë qoftë edhe me natyrë fetare”, thuhet në raport.
Pikat e forta
-Afërsia gjeografike
– Lidhja historike
– Gjuha
Pikat e dobëta
– Lidhje e dobët me jugun e Italisë
– Kosto relativisht e lartë për avionët dhe tragetet
Shanset
– Ofrimi i paketave të integruara, me mundësi për duëhtime me makinë dhe me bazë histroinë dhe kulturën
Reziqet
Çmimet më të larta në krahasim me Turqinë, Greqinë dhe Spanjën