Është ndarë nga jeta në teatër gjatë provave në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë (TKM) në Shkup, regjisori i njohur slloven, Tomazh Pandur. 52 vjeçari sipas ‘Telegrafit’ po punonte për për shfaqjen e dramës ”Mbreti Lir” nga Ëilliam Shakespeare. Tomazh Pandur, i cili nga Maribori i Sllovenisë u shpërngul në Madrid të Spanjës, është regjisor i njohur evropian, kurse shfaqjet e tij më të njohura janë ”Sheherzada”, ”Kompania elektrike Teslla”, ”Fjalori Hazar”, ”Hamleti” dhe ”Medeja”. “R.I.P. Tomaz Pandur, super regjisori i teatrit”, ka shkruar Ben Apolloni. Ndërsa mediat maqedone raportojnë se air a në skenë, ato sllovene shkruajën se Pandur, njihej për produksionet e tij të mëdha, ekstravagante dhe tejet të vlerësuara jashtë Sllovenisë dhe suksesin e tij ndërkombëtar. Ai ka kaluar shumicën e jetës së tij në produksione jasghtë sidomos në Spanjë, Madrid. Ai u bë i njohur në vitin 1989, me dramën “Sheherazade” regjinë e së cilës e bëri pas diplomimit në Ljubljana. Shfaqja Shehrazade udhëtoi në Europë me sukses. Puna e tij më pas u fokusua në Maribor ku vuri në skenë pjesë si “Fausti”, “Hamlet”, “Komedia hyjnore”, “Carmen” që vunë gurë të rinjë themeli për cilësinë por edhe rritën ndjeshëm të ardhurat e teatrit. Pandur iku nga Sllovenia më 1996.
Në Spanjë ai u vlerësua me urdhërin e “Izabelës”, ndërsa në Slloveni u vlerësua me çmime si: Prešeren Fund Prize, Golden Wreath etj.