Vasil Tole ka kujtuar lindjen e dirigjentit Thoma Nasi në ditën e tij të lindjes, duke risjellë një shkrim të Konicës për të.
Do te mjaftonin per te kujtuar kompozitorin dhe dirigjentin Thoma Nassi ne diten e tij te lindjes, qofte edhe vetem me ato c’ka Faik Konica ka shkruar per te në artikullin e parë muzikologjik “Sweet Power of Music”:
“… një grup shqiptarësh të Amerikës djemtë e bandës “Vatra” të Worcester-it, me profesorin Thoma Nassi në krye, përpiqen të bëjnë të njohur muzikën e mirë në Shqipëri.
Misionarë të përulur të Atit të perëndishëm, këta besnikë të palodhur të arrijin në pak kohë të mbajnë rekordin e mundimeve në Shqipëri. Kur vanë nga Amerika, udhën nga Durrësi në Korçë e bënë në këmbë, duke u hequr zvarrë disa javë nga mali në mal e nga qyteti në qytet, nëpër shi e nëpër balte, duke fjetur shumë herë në brigjet a në luadhet; në rrethet e Vlorës u bashkuan me kryengritësit heroike që lëftojin për çlirimin e vendit, edhe topat e italianëve përcuallnë marshet e bandës me nota të forta, të përshkruara në kartë.
Në Korçë a muarnë fund pësimet e tyre?. Prapë jo. Se “guverna” bëri kohë sa të kuptojë (në ka kuptuar kurrë) që banda “Vatra” është një institutë nacionale dhe që të mbajturit e saj është në interes të Kombit; se vlerën qytetëronjëse të muzikës së vërtetë as kafshët s’mund ta mohijnë.
Po edhe rrogat e vogla, që “guverna” u lidhi djemve të bandës, nuk ka paguar me rregull. Dhe me gjithë këto, pionierët e muzikës në Shqipëri nuk qahen, s’na kërkojnë ndihmë për veten e tyre, sado që do të kishin të drejtë të prijsin nga Amerika dhe veçan nga Federata jonë çfarëdo përkrahje. Jo; ata na kërkojnë vetëm copëra muzike, që ta zgjerojnë qarkun e programeve të tyre. Se “guverna”, e cila kuptoi që këtyre qyteteronjësve duhet t’u sigurojë jetën, s’ka kuptuar që duhet t’u shtojë edhe veglat e punës“.
Lindi:14 prill 1892, ne Dardhe te Korces
Vdiq: 14 dhjetor 1964, N. Orleans, USA