Lida Miraj: Kanibalizëm kulturor, tyrbja e Kapllan Pashës ‘restaurohet’ me çekiç

Restauratorja Lida Miraj ka bërë një denoncim të rëndë përmes fotosh. Në to shihen punëtorë që punojnë në tyrben e Kapllan Pashës në Tiranë e cila ndodhet pranë Ushtarit të panjohur në qendër. Veçse punëtorët mbajnë në duar sqepar. Nga fotot nuk kuptohet qartë se çfarë po bëjnë, megjithatë gjykojeni vetë, a është kjo normale për një monument kulture në qendër të Tiranës?
Tyrbja e Kapllan Pashës është një varr monumental i administratorit te Tiranës gjatë periudhës osmane, Kapllan Pashës. Tyrbja është ndërtuar në fillim të shekullit XIX, dhe është monument kulture i kategorisë I-rë

Ja reagimi i plotë :
Sapo më erdhi nje njoftim se janë parë disa “restauratorë ekspertë” që po “restauronin” Tyrben e Kapllan Pashës. “Restaurimi” po bëhej me çekiç dhe gur frekibël, nën mbikqyrjen e “ekspertëve të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve” të maskuar si shoferë dhe fatorino të linjës së Saukut! Përtej ironisë, ky është kanibalizëm kulturor!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *