Kush je ti?

Rabindranath Tagora, (1861-1941)

Kush je ti, lexues që lexon
fjalët e mia në njëqind vjet?
S’mund të të dërgoj një lule të vetme
të pasurisë së kësaj pranvere,
një brez të vetëm prej ari
nga retë e largëta.
Hapi dyert dhe shiko përreth.
Nga kopshti yt në lulëzim
këput kujtimet aromatike të zhdukura
njëqind vjet më parë.
Në gëzimin e zemrës sate të mund të ndjesh
gëzimin e gjallë që këndoi
në një mëngjes pranvere,
duke dërguar zërin e saj të lumtur
përmes njëqind viteve.

Rabindranath Tagora, nganjëherë i quajtur edhe me epitetin GURUDEV.  Poet, prozator, dramaturg dhe filozof i gjuhës indiane Bengali, ka lindur në Kalkuta në vitin 1861 dhe vdiq në Shën Neketan në Bolpur, në vitin 1941. Si Gandi, me mosbindje civile, ai organizoi nacionalizmin indian deri sa i përzuri britanikët në det, Tagore ndërmori krijimin e një “Indie të re”, moderne dhe të pavarur, ai kërkoi të pajtonte kulturën Perëndimore me atë Lindore. Ishte njohës i thellë i gjuhës angleze, sa veprat e tij i përktheu vetë në anglisht.

Tagora ushtroi një magjepsje aq të madh në botën perëndimore sa ajo e shpërbleu atë me çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1913. Ai ishte laureati i parë letrar jo-perëndimore në historinë e dhënies së Nobelit. Tagora krijoi një shkollë arti dhe të jetës, Universitetin e Bharati Visva, dhe u mor deri në fund të jetës së tij me të. Tagora është përkthyer pothuajse, në të gjitha gjuhët evropiane, duke e bërë atë ndoshta autorin më të njohur me origjinë Bengaleze në Perëndim. Veprat e tij janë  përkthyer, pothuaj të gjitha në italisht. Përveç kësaj, ai ndërtoi rrugë, spitale dhe madje edhe një shkollë, e cila është ende sot një universitet

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *