Kjo ka qenë deklarata e kompozitorit të njohur Osman Mula në një intervistë për emisionin e të dielës në “Top Channel”. Aty ai foli për këngët dhe muzikën e ditëve të sotme si edhe tekstet e tyre. Ndërsa kritikoi shumëçka Osman Mula tha se muzika e sotme është një problem i madh. “Do të ishte më mirë të kthehej koha e kasetave dhe magnetofonit, pasi artisti atëherë fitonte më shumë, sepse vlerësohej zëri. Këngëtarët që sot fitojnë 5000 euro në natë, nuk do t’ju jepja as 50 lekë. Po e dëgjoja një ditë me bashkëshorten në shtëpi tek hanim drekë. Sa vajti ime shoqe pranë frigoriferit, ai u prish, nuk hapej dera… Sapo kënga mbaroi, gjithçka u rregullua, dera u hap.
E kuptoni çfarë efekti kanë tekste të tilla?”,- tha kompozitori referuar një hiti të verës dhe duke ironizuar kështu këngëtarët e brezit të ri.