Pianoja e sopranos Tefta Tashko Koço shkon në Muzeun Kombëtar

“Pianoja e kryekëngëtares shqiptare Tefta Tashko Koço nga sot do të mbrohet edhe si objekt muzeor i veçante në administrim të Muzeut Kombëtar”. Kështu ka lajmëruar studiuesi Vaso Tole,i cili tregon edhe me imazhe zhvendosjen e pianos drejt muzeut. Ndërkaq, ai bën edhe “një falenderim për Ministrinë e Arsimit dhe Muzeun Historik Kombëtar”. Deri tani, pianoja gjendej në Liceun Artistik dhe nuk përdorej. Prej kohësh janë bërë negociata mes Liceut dhe Muzeut për çështjen e pianos. Së fundmi, për fatë të mirë ajo do të jetë pjesë e objekteve muzeore, duke i kushtuar kështu edhe vëmendje edhe kujdes e mirëmbajtje.

Tefta Tashko Koço lindi në 2 nëntor më 1910 në Egjipt, nga prindër shqiptarë, babai Thanas Tashko, nga Korça, kishte emigruar atje me gruan Eleni Zografi, vajza e patriotit Pandeli Zografi. Mes viteve 1927 e 1935, Tefta transferohet me familjen në Montpellier, në Francë, dhe fillon studimet e larta për muzikë për kanto. Në 1930 do të incizoj këngë aq të famshme shqiptare me grupin e iso-polifonisë labe të kompozitorit Neço H. Muko. Ndërsa në 1931 fillon vitin e parë për kanto në Konservatorin e Parisit. Më 26 nëntor 1935, pas kthimit në Shqipëri, Tefta bënë koncertin e saj të parë në Korçë. Vitet 1935-1939 kanë qenë një periudhë e karakterizuar nga një sukses i madh artistik, plot koncerte në të gjithë vendin. Në këto koncerte Tefta shoqërohej nga pianisti Tonin Guraziu, më pas nga Lola Aleksi Gjoka. Për disa kohë u mor edhe me përgatitjet e talenteve të reja në Liceun Artistik, detyrë që duhej ta braktiste për shkak të sëmundjes në 1937. Në të njëjtin vit u njoh me baritonin Kristo Koço, edhe ai një artist i madh. U martuan në 1940 dhe më pas nisen për në Milano, ku Tefta incizon disa këngë të muzikës popullore. Në kthimin e tyre vjen në jetë Eno, djali i tyre i vetëm, sot një dirigjent i famshëm. efta Tashko Koço ka qenë pjesë e atij grupi të artistëve shqiptarë në fillim të shek. XX, që e pasuruan repertorin e muzikës popullore tradicionale dhe qytetare me teknikë të re. Artistja i takonte muzikës së dhomës, duke treguar origjinën e këngës tradicionale gojore, dhe operës. Ende dhe sot janë të pranishme te publiku shqiptar këngët e repertorit të saj si “Kroi i fshatit tonë”, “Dola në dritare“,“Kur më vjen burri nga stani”, “Unë o ty moj të kam dasht , “Kenke nur i bukurisë” etj. Shumë prej tyre i përkisnin poezive të krijuara nga miku i saj më i mirë, poeti i madh Lasgush Poradeci. E sëmurë rëndë, u shtrua në spital në 1946 për të kuruar nga kanceri që po e vriste dhe madje edhe nëse mjekët u përpoqën të bënin gjithçka nuk mund ta shpëtonin atë nga vdekja. Ajo energji e pashtershme që kishte shënuar gjatë gjithë jetës së saj po i vinte fundi. Rreth mesnatës më 22 dhjetor, 1947, vetëm në moshën 37 vjeçare, u shua jeta e një artiste të madhe të kulturës muzikore shqiptare.

received_10154272032957044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *