Këngëtarja shqiptare, e cila është shumë e suksesshmë në vendin fqinj, ka deklaruar se shumë shpejt do jetë dhe pjesë e tregut muzikor shqiptar.
Eleni Foureira, emri shqiptar i të cilësh është Entela Fureraj, është shumë e dashur për publikun grek dhe numëron me mijëra fansa.
Ajo ka folur për revistën e njohur ‘People’ ku ka treguar dhe për Shqipërinë. “Që kur jam larguar nga Shqipëria, në moshën 1-vjeçare nuk jam kthyer më.
Tani më shumë se kurrë dëshira për t’u kthyer është e madhe dhe shumë shpejt do të jem e pranishme për publikun shqiptar.
Unë jam shumë e lumtur që në vitin 2016 ndihem e lirë të shpreh origjinën time, kjo pasi suksesi nuk duhet parë në ngjyrën, fenë apo vendilindjen e personit”-është shprehur ajo. Siç duket suksesi i shumë artistëve shqiptarë në botë e ka ç’kompleksuar Elenin, e cila për vite të tëra kishte shpikur origjinë latine. Ajo u bë e famshme në Greqi dhe shpesh u cilësua si Shakira helene. / Revista who