Projekti marramendës italian. Pompei rikthehet siç ishte para 2000 vitesh!

Është tashmë një legjendë katastrofa që i ndodhi 2000 vjet më parë Pompeit. Sot, vendi i fatkeqësive të pafundme është një vend arkeologjik mjaft interesant. Një shpërthim i malit të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit e varrosi qytetin e lashtë romak të Pompeit. Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s tani do i nështrohet një projekti ambicioz restaurimi. National Geographic i cituar nga Pasqyre.al shkruan se për herë të parë pas 19 shekujsh, ndihet një frymë jete nëpër rrugët e Pompeit. Nën drejtimin e një duzine arkitektësh, skuadra e punëtorëve të ndërtimit e gërmimit enden përreth rrënojave. Inxhinierët dhe biologët bisedojnë para kafes mëngjes, rishoshin shënime dhe shtrojnë pyetje.
Një rilindje e pashembullt po merr formë aty, një epokë të re për një qytet të varrosr papritur nga hiri vullkanik dy mijë vjet më parë.
“Qëllimi”, thotë profesor Massimo Osanna, arkeologu vizionar italian i cili e ka mbikëqyrur Pompein, është për të rindërtuar një portret të Romës në Itali në mënyrë të detajuar, grafike “kjo është sikur ne të kishim marrë fotografi nga afër të një shoqërie që ka jetuar 2000 vjet më parë”.
National Geographic i cituar nga pasqyre.al thotë se ajo që po del nga malet e të dhënave është një pasqyrë e jashtëzakonshme e ditëve tona. Pompei në shekullin e parë ishte një komunitet lagjesh multikulturore që flisnin “gjuhën” Babel , që hanin darkë në restorante fast-food dhe kënaqeshin në shtëpi me shije të kushtueshme.
Osanna dhe kolegët e tij tani po drejtojnë një nga projekte më ambicioze arkeologjike në histori. I njohur zyrtarisht si Projekti i Madh Pompei, qëllimi i tij është transformimi i një ‘fatkeqësie’ në një vitrinë të madhe në vitin 2017. Pritet të jetë pak a shumë një laborator shtetëror arti për atë që Osanna quan “arkeologjia globale”, që ndëthur një arsenal të gjerë ndërdisiplinor të aftësive shkencore, akademike dhe praktike në studimin e vendeve të lashta.
National Geographic i cituar nga Pasqyre.al thotë se më shumë se 200 ekspertë dhe teknikë janë në punë në rrënojat e Pompeit. Përveç 12 arkitektë dhe 12 arkeologëve, ekipi përfshin muratorë, elektricistë, piktorë, zdrukthtarë, fotografë, dentistë, radiologë, biologë, gjeologë, teknikë, shkencëtarë kompjuterike dhe ekspertë në restaurimin e artit. Ka edhe inxhinierë mjekësorë të kualifikuar në përdorimin e pajisjeve të avancuara diagnostikuese dhe hidro-inxhinierë që të largojnë përmbytjet.
Antropologët kanë kompozuar profilet e sakta gjenetike të viktimave. Paleobotanistët janë duke studiuar mbetjet e vjetra 2.000-vjeçare të ushqimit për të nxjerrë dhëna mbi preferencat në të ngrënë në Pompei. Demografët po krahasojnë gjetjet mjekësore dhe një shumëllojshmëri të gjera të të dhënave të tjera, për të formuar një regjistrim de facto të komunitetit zhdukur/.Pasqyre.al

96-1-grande-1-pompei_scavi

pomei itali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *