Rita Petro: I ndjej akoma pasojat e sharjeve, shoh ëndrra sikur duan të më zhveshin

Rita Petro ka folur sërish për librin e saj me poezi erotike “Vrima”, i cili u shumëdiskutua dhe u kritikua pas vlerësimit me çmimin “Lumo Skëndo”

E ftuar në emisionin ProArt në Channel One, Rita Petro deklaron se ndjehet e lënduar nga kritikat e ashpra të lexuesve shqiptar.

“Jam e fortë por në thellësi të shpirtit jam edhe e dobët. Të gjitha histeritë e njerëzve që u krijuan për librin “Vrima“ kanë lenë gjurmë. E them për herë të parë në emisionin tuaj meqenëse u krijua një atmosfere e bukur këtu në Studion ProArt.”, deklaroi shkrimtarja e librit “Vrima”.

Rita Petro shton më tej se ndihet e dhunuar nga sharjet e njerëzve.

“E kam vuajtur, i ndiej akoma pasojat edhe sonte kur ngrihem natën, madje deri atje sa shikoj endrra sikur njerëzit më kapnin dhe donin të më zhvishnin duke më tërhequr zvarrë. Të gjitha ngjarjet, sharjet e njerëzve shtresëzohen në kokën e njeriut, por njeriu duhet të bëhet i fortë dhe të ecë përpara”,
u shpreh Petro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *