Rona Nishliu ka bërë një vizitë të veçantë në Abacinë e Oroshit në Mirditë. E njohur për vlerat historike që datojnë të dokumentuara që në Mesjetë, dikur abacia e Oroshit ka qenë qendra e Mirditës.
“Prilli i thyer në abacinë e Oroshit”, shkruan Rona.
Edith Durham: Kjo eshte Mirdita
Mirdita numeron rreth tri mije shtepi. Te gjithe jane katolike. Perbehet nga pese bajrake, prej te cileve Oroshi, Spaci dhe Kushneni jane nga i njejti gjak me Shala-Shoshin dhe nuk martohen as midis tyre, as me Shalen e Shoshin. Ata kane ardhur nga malet e Pashtrikut, prane Gjakoves, kur turqit e pushtuan vendin per here te pare. Leke Dukagjini,- thane ata, ka qene nje nga te paret e tyre dhe sundonte ne te gjithe malet ne kohen e Skenderbeut; Lura ishte pjese e tokave te tij. Skenderbeu sundonte me ne jug. Lekes ia zuri vendin i nipi, Pali i Bardhe dhe pikerisht nga shtepia e tij rrjedh fisi malazias Bjelopavliq (biri i Palit te Bardhe), ndonese tani ai eshte fis serbofon dhe ortodoks. Thoshin se Skenderbeu dhe Leka ishin te lidhur mes tyre, prandaj grate mirditore mbanin xhurdi te zeze ne shenje zie per Skenderbeun: ne te gjitha fiset e tjera xhurdia mbahet vetem nga burrat. Por nuk ekziston ndonje gjenealogji autentike, as une nuk arrita te hartoja nga gojedhana nje gjenealogji te pranueshme…
Te zotet e shtepise u habiten me taksat qe paguajme ne ne Angli dhe shprehen mendimin se kjo fliste per nje qeverisje shume te keqe. Marr guximin te them se, ata kane te drejte. Por ata e pranuan se ne Mirdite vetem per gjak paguhej nje takse shume e madhe.
Mirditasit nuk e rruajne aspak koken, sic bejne mjaft fise te tjera. Ne shume raste ne te vertete ata rruajne vetem nje rrip te ngushte ne temthat. Meqe, dy nga pese bajraqet jane me gjak te ndryshem, nuk eshte per t’u cuditur qe tipi eshte mjaft i ndryshem. Ndeshen shpesh si burra shtatgjate me sy boje hiri, ashtu edhe burra te shkurter, zeshkane, bashke ne raste kalimtare te ndermjetme.
Udhetaret, qe i pershkuajne gjithe mirditoret si “zeshkane” ose “flokeverdhe”, kane vizituar vetem nje pjese. Me sa di une, asnje mirditor nuk ben tatuazh…
Marre nga Shqiperia e Eperme e Edith Durham