“Fotografi e gjetur sot. Pamja e pasme e Pallatit të Kulturës, Tiranë. Nisur nga fakti që grupi i punonjesve po bëjnë fiskulture, duhet të jetë periudha e Revolucionit Kulturor, rreth 1967-70. Duket i mrekullueshem në racionalizmin e vet (ua lë ustallareve të zihen nëse ka ekzistuar a jo racionalizmi).
Po nuk është ky problemi. U përpoqa nëpër fotografitë e GoogleEarth, të gjej një pamje të sotme të Pallatit nga mbrapa.
Nuk kishte asnjë. Kishte lloj-lloj fotografish idiote, madje kishte një mori fotosh të një neoshatërvani debil të bërë aty mbrapa, para ca vitesh, por askush nuk e kishte ngritur aparatin për një foto drejt Pallatit.
Sëmundja e zakonshme shqiptare e mosmirëmbajtjes dhe braktisjes së godinave. Kjo bën që ato të shëmtohen aq sa të mos shkaktojnë më asnjë ndjenjë, derisa vjen dita që të gjithë thonë aman kur do ta prishin këtë gërmadhë për të bërë një të re.
Dhe bëhet e reja edhe më keq se e vjetra”, shkruan Artan Lame për këtë foto të cilën e ka postuar në Facebook.