Pas largimit të autores së programit “The Voice Of Albania”, Zefina Hasani si pasojë e një debati lidhur me performancën e Ledri Vulaj mbrëmjen e kaluar, Blitz.al ka kontaktuar me moderatorin e spektaklit Ledion Liço për më shumë detaje rreth asaj që ka ndodhur. Në prononcimin për Blitz.al ai shprehet: “Nuk kam koment për këtë gjë, është thjesht çështje shijesh, prezenca e Ledrit në “The Voice”. Ajo që di unë është se autoren e kanë pushuar.” Liço e ka mbyllur deklaratën e tij duke i uruar Hasanit suksese të mëtejshme në jetë dhe më gjerë. Zefina Hasani është e njohur për publikun si autore e disa prej spektakleve më të suksesshme në vend duke filluar nga Dancing with the stars Albania, Big Brother e së fundmi The Voice of Albania.