Përplasjet dhe largimet nga Top Channel një nga televizionet më të mëdha dhe më kryesore në vend vazhdojnë. Jo gjithccka ka ngelur vetëm tek aksionerët por vazhdon edhe tek drejtuesit dhe autorët. Pak javë më parë u larguaan disa nga drejtorët, së fundit Sara Hoxha zuri vendin e Drejtores të Programacionit Vjollca Dedeit, por dje ka ndodhur një tjetër përplasje e fortë.
Producentja ekzekutive (autorja), e programit “The Voice of Albania”, Zefina Hasani është larguar nga detyra vetëm një javë përpara natës finale.
Një përplasje që duket se nuk fillon dje, por në natën e djeshme ajo ka marë vulën. Zefina Hasani është larguar pasi ka kundërshtuar praninë e këngëtarit Ledri Vulaj në këtë show.
E pyetur nga citynews, Zefina Hasani konfirmoi lajmin dhuke theksuar se largimi i saj ishte për një parim mjaft të rëndësishëm. “Unë e shoh ‘The Voice of Albania’ si një akademi muzikore dhe në këtë nivel duhet të jenë edhe të ftuarit”, tha Hasani për citynews.
Autorja e programit “The Voice of Albania”, shtoi më tej se e vlerësonte punën e Vulajt dhe mënyrën sesi ai shfaqet në botën e Showbizz-it, por nuk mund plotësonte standartet dhe nivelin e akadamisë “The voice of Albania.
Ledri dhe gjykata
Shkaku i largimit të Zefina Hasanit producentes ekzekutive vetëm një javë përpara finales të “The Voice of Albania”, duket të jetë përplasja me Lori Hoxhën, për praninë e Ledri Vulajt në spektakel.
Lori Hoxha është një nga aksioneret e Top-Channel dhe vajza e presidentit të ndjerë të Top Media-s, Dritan Hoxha i cili mbetet ikona e zhvillimit te medias në Shqipëri. Ledri Vulaj i shoqëruar nga Adela Sallaku dhe Lori Hoxha, sapo janë kthyer nga ishujt Maldive. Lori, Adela dhe Ledri janë miq të ngushtë, dhe kjo miqësi i kushtoi jo pak një emisioni në Top-Channel.
Lori Hoxha, kërkoi që i ftuar të ishte i dashuri i shoqes të saj, në emisionin e drejtuar nga i dashuri i motrës të saj. Pra Lori kërkoi që në emisionin e drejtuar nga Ledioni (i dashuri i Sara Hoxhës, motra e Lorit dhe aksionere e Top-Channel), të ishte Ledri Vulaj miku i saj i ngushtë dhe i dashuri i shoqes të saj Adelës. Autorja e programit Zefina Hasani e ka kundërshtuar praninë e tij duke kërkuar të ruaj parimet dhe standartet e larta të “The voice of Albania”, por këto nuk mjaftuan për Lorin.
Zeqine Sollaku, nëna e Adelës është një nga gjykatëset e “çështjes Top Channel”, e cila është në apelin e Tiranës prej disa javësh. Lori ndoshta kërkonte të bënte “qokën” e rradhës ndaj shoqes së saj të ngushtë, nëna e të cilës do gjykojë edhe cështjen e administrimit dhe aksioneve të Top-Channel. Por këto fakte dhe detaje producentja ekzekutive, Zefina Hasani, ndoshta nuk i dinte dhe kërkoi të mbronte parimet e saj, të cilat në fakt fituan mbi “qokën” dhe interesin e Lorit për një çështje në gjykaten e Apelit në Tiranë./citynews