Nga Modigliani, tek Picasso. Arti i fshehur në parajsat fiskale

Hetimi ndërkombëtar mbi Panama Papers, dokumentat e studios ligjore panameze Mossack Fonseca mund të trondisë edhe botën e artit, duke hedhur dritë mbi shitblerjen e koleksioneve të njohura dhe kryevepravetë artistëve si Picasso, Modigliani, Van Gogh dhe Chagall. Rritja e madhe e kuotimeve dhe vëllimit të shitblerjeve (63.8 miliardë dollarë vetëm në vitin 2015) si dhe një paqartësi e operacioneve, që mbron shitësit dhe blerësit duke u ruajtur anonimatin, e ka bërë këtë sektor në vitet e fundit një mjedis ideal për manovrime financiare pak transparente. Pikërisht kjo del nga dokumentat e studios Mossack Fonseca, në qendër të hetimit të Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë. Mes rasteve që kanë dalë, edhe elementë të rinj për përplasjen ligjore që kundërvë në gjykatat amerikane Philippe Maestraccin, nipin e tregtarit hebre të artit Oscar Stettinger, dhe familjen Nahmad, shumë me ndikim në këtë sektor prej dekadash. Maestracci thotë se “Njeriu i ulur me bastun”, kryevepër e pikturuar në vitin 1918 nga Amedeo Modigliani, u konfiskua prej nazistëve mes mallrave që Stettingeri u detyrua të lërë pas kur u largua nga Franca, për t’i shpëtuar persekutimit, dhe më pas u shit. Sipas Maestraccit, tashmë gjendet në zotërim të familjes Nahmad, që gjithmonë kanë mohuar në gjykatë se e kanë blrë veprën. Tani një dokument i Mossack Fonsecas zbulon se Qendra Ndërkombëtare e Artit, kompani offshore me qendër në Panama dhe me lidhje me Giuseppe Nahmadin, e bleu atë vepër në ankand në vitin 1996. Ndërkohë që është rasti më i rëndë, nuk është aspak i vetmi që lidhet me ngatërrimin mes artit dhe financës offshore dhe që del qartë prej Panama Papers. Përveç Nahmadëve, koleksionistë të tjerë të artit kanë bërë biznes me kompani të rregjistruara përmes Mossack Fonsecas. Bëhet fjalë për familjen spanjolle Thyssen-Bornemisza, të manjatit kinez Uang Zhongjun dhe të mbesës së Picassos, Maria Ruiz-Picasso. Eshtë klient i studios panameze edhe Yves Bouvier, ndërmjetës dhe pronar i disa prej porteve franceze ku “parkohen” veprat e artit që vlejnë miliona, për të shmangur pagesën e një serie taksash. Porti më i rëndësishëm francez frank ndodhet në Gjenevë në fakt (Zvicër), ku kompania e Bouvierit kontrollon pothuaj një të katërtën e hapësirave, por vetë Bouvieri ka krijuar të tilla edhe në SIngapor dhe në Luksemburg. Edhe kundërshtari i tij në shumë mosmarrëveshje ligjore, miliarderi rus Dmitry Rybolovlev, që e akuzon se ka riprekur çmimin e disa veprave të artit për të cilat ishte ndërmjetës, rezulton i lidhur me dy kompani në Panama.

Mossack Fonseca është pjesë në shitjen dhe futjen më pas në treg të veprave me prejardhje nga dy koleksione të dorës së parë. Eshtë rregjistruar përmes studios panameze, në fakt, kompania offshore që bleu veprat e amerikanëve Victory dhe Sally Ganz, koleksionistë të Picassos, Jasper Johns, Robert Rauschenberg, që u mund të ankand nga Christie’s Neë York në vitin 2007, ndërkohë që po kjo studio ka luajtur një rol qendror në blerjen e koleksionit të pronarëve grekë të anijeve, Goulandris. 83 kryeveprat e të cilit, të shitur në një kompani panameze në vitin 1985, janë rihedhur në treg duke filluar nga viti 2004, përmes katër shoqërive të krijuara nga Mossack Fonseca. Mes veprave një Pierre Bonnard, dy Marc Chagall, si dhe një Van Gogh e 1888, “Natyra e vdekur…”. Tani një mbesë e Elise Goulandris, Aspasia Zamis, ka ngritur padi ndaj ekzekutuesit të testamentit të hallës, në përpjekje për të rimarrë një pjesë të pasurisë. Dhe ndërkohë që mosmarrëveshja mes Nahmadëve dhe Maestraccëve vazhdon në gjykatë, “Plaku me bastun” rri i fshehur, larg prej syve të botës, në një port në gjenevë./Il fatto – bota.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *