Për shumë njerëz kjo është një karrige e thjeshtë, por për fansat e Harry Potter, është karrigia ku J.K. Rowling ulej teksa shkruante aventurat e magjitarit më të famshëm në botë. Vetëm tre muaj pas daljes së librit të 8-të, karrigia modeste dhe e konsumuar prej druri e vitit 1930, ku autorja ka shënuar fjalinë “Kam shkruar Harry Potter e ulur mbi këtë karrige”, është shitur për 394 mijë dollarë.
Ankandi u mbaj në New York duke nisur nga oferta fillestare prej 65 mijë dollarësh. Bashkë më karrigen u dha në ofertë edhe një letër e J.K. Rowling në të cilën shënohet: I dashur pronar i ri, në vitin 1995 më dhuruan 4 karrige për dhomën e ngrënies dhe kjo ishte ajo më komodia. Për këtë arsye, përfundoi në dhomën time, e vendosur përpara makinës së shkrimit. Më ka mbajtur teksa shkruaja Harry Poter-in, gurin filozofik të Harry Potter dhe dhomën e sekreteve. Ana ime nostalgjike është jo pak e trishtuar teksa e shikon të largohet, por shpina ime aspak.