“The Guardian” shkruan se një studim i ri ka treguar që autorët që janë gjallë nuk janë shumë të preferuar në Rusinë e Putinit, dhe ka shumë arsye pse, megjithatë lexuesit po humbasin diçka.
Të pyetur se cilët janë autorët më të mirë të vendit të tyre në një studim, rusët përmendin vetëm klasikët. Studimi i “Levada Center” ku janë pyetur 1,600 rusë ka nxjerrë si emrat më të mirë Tolstoin, Dostojevskin, Çehovin dhe Pushkinin. Jo vetëm që janë më klasikët, por janë vetëm meshkuj, duke u shtuar emrave të mësipërm edhe Gogolin, Shollohovin, Bulgakovin, Tugenievin, Gorkin apo Lemontovin. A është kljo letërsia më e mirë ruse pyet “The Guardian”? A nuk ia vlejnë të lexohen shkrimtarët rusë që ende jetojnë apo shkrimtaret femra? Qartësisht jo, ata janë origjinale, provokues, k edhe autore femra si Lyudmila Ulitskaya apo Marina Stepnova. Por ka edhe autorë të tjera rusë që duhen shijuar: si Boris Akunin, i njohur për trillerat e tij, apo Victor Pelevin.
Një tjetër emër që bën përshtypje është Mikhail Shishkin, i vetmi shrkimtar që ka fituar tri çmimet më të mëdha kombëtare rusë në letërsi.
Shishkin tha në vitin 2013 se nuk do të mrrte pjesë në një delegacion zyrtar për të prezantuar “një vend ku pushteti është konfiskuar nga një regjim kriminal dhe i korruptuar”. Që atëherë disa vende ku puna e tij reklamohej e kanë mënjanuar atë. Shkimtarët bashkëkohorë në Rusi janë të vetmuar dhe të sfiduar. Ata nuk munden të kenë audiencë të madhe. Por ka edhe faktorë të tjerë në Rusi. Studimi i mësipërm sugjerin që ka një lloj konservatorizmi përtej nostalgjisë që tregohet. Në kohën e Putinit, lexuesit që përqafojnë narracionet e reja dhe sfiduese duhet të jenë guximtarë, e po ashtu kuriozë./Pasqyre.al