Gati tre vjet nga vdekja e aktorit Paul Walker, i cili humbi jetën në një aksident në Kaliforni më 30 nëntor 2013, vajza e tij Meadow Walker do të marrë një dëmpshërblim prej 10.1 milionë dollarësh. Siç bën me dije “People.com”, kjo shifër do t’i jepet vajzës nga trashëgimia e Roger Rodas, shoku i yllit të “Fast & Furious”, që ditën e tmerrshme të aksidentit ndodhej në timonin e makinës “Porsche Carrea GT”, që u përplas pas një pemë dhe të dy humbën jetën.