E bukur, lumturisht e martuar dhe një nënë në qiellin e shtatë. Kjo është sot jeta e Scarlett Johansson. Por duke parë pas në kohë, në të kaluarën e saj, edhe aktorja ka pasur vuajtje për shkak të një dashurie të pashëndetshme. Dihet që edhe yjet e botës, nuk janë imunë ndaj magjepsjes pas burrit të gabuar. “Shumë kohë më parë, kam pasur në jetën time një njeri që ishte gjithnjë i padisponueshëm, por në një mënyrë kaq tërheqëse”, ka rrëfyer aktorja për “Cosmopolitan”. Nga kjo histori ajo ka vuajtur shumë, derisa i dha fund. Atëherë e kuptoi që nuk kishte më kthim pas. “Kam prekur fundin. Kam arritur në një çast kur ka pyetur veten, pse jam në këmbë tek dera e një bari në mes të natës duke dërguar mesazhe, ndërsa të gjithë miqtë e mi janë brenda. Pse po marr një taksi në një orar të çmendur vetëm për ta parë. Atëherë kupton: Kam humbur rrugën, kjo nuk jam unë! Ky është momenti që duhet të heqësh dorë, përndyshe do të vazhdojë të të thithë gjakun”, ka thënë ylli i kinemasë. Të provosh të zbulosh se kush mund të ketë qenë “burri i pamundur” që sigurisht aktorja nuk ia përmendi emrin, nuk është e lehtë. Scarlett ka pasur lidhje dhe flirte me meshkuj të ndryshëm si Josh Hartnett, Jared Leto e Sean Penn, e po ashtu ka qenë e martuar me Ryan Reynolds. Mirëpo ai që i dha lumturinë që gëzon edhe sot është bashkëshorti i saj prej vjetësh së vitit 2014 Romain Dauriac, me të cilën ka dhe një vajzë, Rose Dorothy./Me të drejta botimi, Revista Who